Kulla më e lartë në botë “vishet” kuq e zi (VIDEO)

Një urim tepër i veçantë dhe kreativ ka ardhur për Shqipërinë me rastin e 110 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Është Dubai ai që u është bashkuar këtyre urimeve, me një simbolikë magjike në “Burj Khalifa”.

Kulla më e lartë në botë, “Burj Khalifa” që gjendet në Dubai, u “vesh” pasditen e së hënës me ngjyrat e flamurit Kuq e Zi.

“#BurjKhalifa ndez dritat me flamurin shqiptar në festimin e ditës kombëtare të tyre. Ju dëshirojmë prosperitet dhe zhvillim”, kanë shkruar në faqen zyrtare të Burj Khalifa.

Gjithashtu, në sfond kanë lëshuar edhe himnin kombëtar shqiptar.