Kulla thotë se Sali Berisha do ketë fatin e Gruevskit

Picture of ina-online
ina-online

28/10/2023

Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla, i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në ABC News, tha ndër të tjera se Sali Berishës po i bëjnë atë që Maqedonia e Veriut i bëri Nikolla Gruevskit.

Ai shtoi se Berisha ka vendosur të përballet me drejtësinë politikisht.

“Këta njerëz ia kanë prerë biletën vetes kur votuan reformën në drejtësi me 140 vota.

Tani sapo ka filluar. Çfarë po i bëjmë në Berishës? Atë që i bëri Maqedonia e Veriut Gruevskit, detyrim paraqitje, e më pas u dënua për shpërdorim detyre.

Berishën po e lodhin nga nervat. Ka një javë qe del në konferencë. Ai po lodh veten dhe të tjerët. AI harron që natë ne parë që i komunikuan masën, vetëm 50 ishin në oborrin e partisë.

Ai prandaj e do partinë, flet politikisht, Berisha ka vendosur të përballet me drejtësinë politikisht, por harron që atij më shumë i duhen disa avokatë të mirë, sepse ai do të përballet me drejtësinë, nuk ka nga të shkojë” tha Kulla.

Në lidhje me atë ç’ka flitet për kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, se është larguar nga Shqipëria për shkak se ndaj tij ka disa çështje që po hetohen në SPAK, Kulla tha se Meta është brenda territorit të vendit tonë.

Sa i përket çështjeve për të cilat ai po hetohet në SPAK, Kulla tha se Meta kur është marrë në pyetje e ka barë publike se për cfarë është pyetur, CEZ-DIA dhe lobimi në SHBA.

“Nëse të kujtohet ditën që shkoi në gjykatën Speciale për t’u pyetur, Meta kur doli jashtë i sqaroi vetë çështjet për të cilat ishte pyetur.

Në lidhje me akuzën e parë, ajo është çështje e hetuar dhe ka persona të dënuar, sa i përket të dytës është e përfshirë partia dhe disa zyrtarë të saj.

Aty flitet për 1 milion dollarë të paguara nga një llogari në Qipro, për në SHBA, për llogari lobimi, që në vetvete nuk është se ka ndonjë vepër penale, por në momentin që t’i nuk e deklaron ti futesh në një vepër penale.

Kjo është një gjë shumë më e komplikuar se gjerat e tjera, se kemi të bëjmë me supozime.

Supozime për të vërtetuar me letra se nga kanë dalë këto para, pse janë paguar, si janë mbledhur dhe të tjera.

Në SHBA, paratë për lobim deklarohet. Ilir Meta këtu është në Tiranë, nuk është e vërtetë që është larguar.

Ai ka zgjedhur të heshtë në këtë çështje” u shpreh eksperti.r.t/abcnews.al

TË FUNDIT
20 orë
Propagandë e fëlliqur kundër turizmit në Shqipëri, avokati nga Kosova flet nga Vlora
23 orë
Në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit të 2023, Sali Berisha i drejtohet Strasburgut
23 orë
Media spanjolle: Shqipëria mes destinacioneve evropiane perfekte për pushime
2 ditë
Pagesa për një shezlon shkon nga 20 deri në 100 euro në Ksamil, ankohet turistët/VIDEO
2 ditë
Rriten çmimet, më pak turistë në Vlorë! Kryebashkiaku: Bizneset të mos abuzojnë, do t'u kthehet në bumerang

ME TE LEXUARA

23 orë
Media spanjolle: Shqipëria mes destinacioneve evropiane perfekte për pushime
23 orë
Në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit të 2023, Sali Berisha i drejtohet Strasburgut
20 orë
Propagandë e fëlliqur kundër turizmit në Shqipëri, avokati nga Kosova flet nga Vlora

LEXO MË SHUMË

vlora-bregdeti-shqiptar

Propagandë e fëlliqur kundër turizmit në Shqipëri, avokati nga Kosova flet nga Vlora

sali berisha

Në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit të 2023, Sali Berisha i drejtohet Strasburgut

ksamil saranda

Media spanjolle: Shqipëria mes destinacioneve evropiane perfekte për pushime

ksamili2

Pagesa për një shezlon shkon nga 20 deri në 100 euro në Ksamil, ankohet turistët/VIDEO

vlora2

Rriten çmimet, më pak turistë në Vlorë! Kryebashkiaku: Bizneset të mos abuzojnë, do t’u kthehet në bumerang

sali berisha

Sali Berisha: Edi Rama ka bërë krime ndaj njerëzimit, e solli Shqipërinë buzë varrit

himara

Nacionalizmi politik, Himara mbi 85% shqiptare e Tavo vs. Gjikuria

Pellumb xhufi

Pse grekët e tensionojnë vazhdimisht situatën në Himarë? Ja si përgjigjet Pëllumb Xhufi

rama

Edi Rama tërheq vëmendjen në samitin e NATO-s, ja reagimi i Macron

INFO

NA NDIQ