Kush e ndërtoi dhe kush e rrënoi Kullën e Sahatit në Tetovë…?

ina-online
ina-online

1 Korrik, 2023

shkruan: Ismail Arsllani

Për ndërtimin e Sahat-Kullës në Tetovë ekzistojnë disa burime, që dallohen njëra prej tjetrës. Sipas një burimi, ky objekt monumental në Tetovë është ndërtuar nga Mehmet Pashë Kaçaniku në fund të shek XVI dhe fillim të atij XVII, si dhuratë për Kasabanë e Tetovës të quajtur nga osmanët si Kallkandelen.

Sipas historianëve të artit, ky objekt monumental ka qenë i lartë 40 metra, i ndërtuar me blloqe shkëmbinjsh nga biguri dhe mermeri, ndërsa në maje ka qenë me dru.

Ndërkaq, sipas fjalëve të prof. dr. Ali Vishko, me të cilin autori i këtij shkrimi pati një bisedë në fillim të viteve 2000, është Koxha Rexhep Pasha, i cili nga fundi i jetës së tij, ngriti Kullën e Sahatit në Tetovë, afër një xhamie që u quajt Xhamia e Sahatit, ndërsa më vonë edhe lagjja u quajt mëhalla e Sahatit.

Koxha Rexhep Pasha ndërroi jetë në vitin 1822 në Tetovë dhe varri i tij gjendet në Tyrben e Harabati Baba Teqesë (në Konakun dimëror). Pas vdekjes së Koxha Rexhep Pashës, Pashallëkun e Tetovës e trashëgoi djali i tij i madh, Abdurrahman Pasha.

Ky Pasha gëzonte autoritet të madh në mesin e popullatës që jetonte në Pashallëkun e Tetovës. Për meritat e shumta që pati, sulltani e quante pashain e Tetovës: “Urdhërues i urdhëruesve” dhe i kishte dhënë titullin e zyrtarit të lartë “Mirmiran”, që do të thotë “beu i bejlerëve” ose Bejlerbeu. Me këtë titull, ai krahasohej me një administrues të lartë në Rumeli.

Kulla e Sahatit qëndroi aty mbi 130 vjet. Sipas fjalëve të historianit të artit dr. Behixhudin Shehapit, Sahat-Kulla ka qëndruar aty një shekull e diçka, pastaj është rrënuar në vitin 1933 (gjatë kohës së pushtetit serb v.j.), me vendimin e Këshillit të Qarkut të Tetovës, me një arsyetim banal se penguaka me rrahjet e sahatit në punën e njëfarë Simo Dentistit, i cili e ka pasur shtëpinë afër. Ai ngre nismën si “kmet” (anëtar i Këshillit të qarkut), por kuptohet se ka qenë një rrënim i paramenduar, që nga sheshet e qyteteve të eliminohen monumentet arkitekturale të civilizimit islam, për të nxitur edhe shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Vucic- Svecla

Vuçiq i përgjigjet Sveçlës: Do ta shohim kush kë do ta arrestojë, qesh mirë kush qesh i fundit

MUHAMERI

Kush do të votoj në zgjedhjet e ardhshme?

Kreshnik Bekteshi

Bekteshi: Paga minimale do të rritet për 10%

buka-market

Masat e Qeverisë/ Çmimi i bukës në markete bie në 30 denarë

la casa

Rikthehet “La Casa De Papel”, kur do të mund t’i shihni seritë e reja

Vjosa Osmani Bajram Begaj 2

Begaj: Jemi bashkë me Kosovën në OKB, marrëdhëniet Kurti-Rama janë shumë të mira

Carshia-e-Shkupit

Shkupi mund Budva-n në Bruksel

micko gruevski

“Lufta” që ka shpërthyer në opozitën maqedonase

drunj

Aksion i madh kundër prerjeve ilegale të druve, arrestohen 9 persona nga Breza dhe një nga Haraçina

INFO

NA NDIQ