Kumanova dhe Likova duhet të jenë të përfaqësuar në Qeveri, reagojnë ish-ushtarë të UÇK-së?!

0

Ish-ushtarë të UÇK-së nga rajoni i Kumanovës dhe Likovës kërkojnë që ky rajon i sakrificës së vitit 2001 nuk duhet të anashkalohet dhe nëpërkëmbet, por me simbolikën që ka të jetë i përfaqësuar në Qeverinë e re.

Kjo thuhet në një letër të shkruar në adresë të INA, me emrin “luftëtarët e lirisë” ku nënvizohet më tej se Ali Ahmeti nuk duhet të harrojë këtë zonë që gjithmonë i ka prirë nismave dhe betejave më të vështira shqiptare dhe ka qenë stoike edhe në ditët më të vështira.

“Bëjmë thirrje që të kemi vendin e merituar dhe kemi djem e vajza të shkolluara që me dinjitet na përfaqësojnë. Ne meritojmë vëmendje dhe kjo zonë nuk guxon të ngelet e anashkaluar”, theksohet në mesazhin e tyre.

Në këtë përbërje të ministrave të nominuar nga BDI, asnjëri nuk vjen nga zona e Karadakut të Kumanovës, për dallim nga qeverisja e kaluar, ku ishin dy ministra. (INA)