Kumanova solidarizohet me Shqipërinë, tifozët “Ilirët” aksion humanitar deri më 28 Nëntor

0

Tifozët kumanovar “Ilirët” të KF “Bashkimi” kanë filluar aksionin humanitar në ndihmë të të prekurëve nga tërmetet në Shqipëri. Ata me aksionin e tyre kanë filluar pranë kompleksit “Garnizon”, ku ka nisur grumbullimi i ndihmave që do të vijoj deri më 28 Nëntor. “Te solidarizohemi me vellezërit dhe motrat andej kufirit me aq sa kemi mundësi. Lusim çdo bashkqytetar me aq sa ka mundësi te na bashkangjitet në nismen per mbledhje te hollave dhe gjërave materjale për të cilat kanë nevojë të prekurit nga termeti. Në baze të informacioneve që kemi dhe që qarkullojnë, nevojat kryesore janë: Bataniet, rrobat, ushqimi dhe uji. Poashtu bëjme thirrje edhe tek agjensionet turistike për transportin e ndihmave qe do mblidhen brenda afatit 3 ditor. Sonte do të jemi pranë “Garnizonit” deri ora 21:00, kurse prej neser deri me datë 28 Nëntor jemi po te i njejti vend, prej ora 10:00 deri ora 21:00.”, theksuan “Ilirët”. (INA)

Kumanova në aksion për ndihma humanitare për Shqipërinë nga grupi i tifozëve Ilirët. Eja ndihmo edhe ti para lokalitetit Garnizon sonte deri në ora 21:00, ndërsa më 28 Nëntor.

Gepostet von INA- Iliria News Agency am Dienstag, 26. November 2019