Kumanovari Endri Rushiti – “Bill Gates” i ri shqiptar që po krijon inovacione të ndryshme

0

Endri Rushiti është një ideator dhe inovator i talentuar që po shfaqet me suksese në krijimin e aplikacioneve në botën e internetit dhe smartfonëve.
Pas aplikacionit të suksesshëm Movies Diary, 20-vjeçari nga Kumanova sjell një tjetër aplikacion, këtë herë pak më zbavitës dhe me një mesazh mjaft domethënës.
“Applinka” është aplikacioni i tij i nxjerrur pak ditë më parë që të lejon të sfidosh shokët me disa gara që ka brenda të cilës do të kenë impakt në mbrojten e ambientit.
Disa nga sfidat që mund të krijosh janë: Ecje deri në punë, vrapim, pastrim i parqeve, riciklim dhe shumë të tjera.
Gjate krijimit te sfides, krijuesi vendos dhe një çmim të cilin në fund të garë humbësi do të duhet t’i paguajë fituesit. Dhe vetë çmimi është zbavitës, dhe jo në vlerë monetare por një çmim që i bashkon të gjithë, një kafe, një picë apo diçka tjetër. Endrit Rushiti thotë se qëllimi aplikacionit është të mbrojmë ambientin duke bërë sfida zbavitese dhe duke u socializuar me shokët. Ai ka fituar dy çmime ndërkombëtare me këtë projekt. (INA)