Kumanovarja Donikë Sejdiu fitoi në zgjedhjet për Këshillin Bashkiak të Schlieren, në Kantonin e Zyrihut

Picture of designer@fetishimedia.ch

14/02/2022

Donikë Sejdiu do të jetë femra shqiptare në Këshillin bashkiak për Bashkinë Schlieren të Kantonit të Zyrihut në Zvicër.

Ajo në zgjedhjet e 13 shkurtit arriti të sigurojë fitoren në këtë garë që po konkurronte për herë të parë, por që ishte edhe kandidate potenciale, për shkak të përkrahjes së gjerë, përcjell INA.

Donika fitoi respektin e qytetarëve të Bashkisë Schlieren, jo vetëm të partisë së saj të gjelbër, por edhe të qytetarëve të tjerë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe babai i saj Vaxhid Sejdiu, një veprimtar i dalluar dhe një nga organizatorët dhe drejtuesit e arsimit shqip në Zvicër, përmes shkollave shqipe.

“Jam më se i bindur se jo vetëm që do t`i shërbesh shoqërisë zvicerane si duhet, por do ta nderosh edhe emrin shqiptare në institucionet e vendit. Donikë, bija ime, paç shëndet dhe shumë suksese! Në vazhdimësi jam gëzuar dhe iu gëzohem sukseseve të të rinjve shqiptarë, kudo ku janë. Ndoshta edhe profesioni i mësuesit më ka edukuar në këtë frymë, ku të gjithë të rinjtë, ashtu si nxënësit e mi, kam dëshirë t`i shoh të integruar dhe si shembulli më i mirë i përfaqësimit shqiptarë në botë. Por, sot kam një milion arsye të gëzohem me ty Donikë, për zgjedhjet e Këshillit bashkiak në Schlieren, ku edhe pse për herë të parë u paraqite në zgjedhje, fitove respektin e qytetarëve të saj. Urime!”, ka shkruar Sejdiu, që është edhe kryetar i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë

Kush është Donikë Sejdiu?

Donikë Sejdiu tashmë është bërë një emër i njohur në Zvicër dhe në mesin e diasporës edhe si një shkenctare e re me suksese të vazhdueshme. Ajo së fundi ka arritur të pranohet doktorante në Universitetin e Zyrihut në degën e Bio-Mjekësisë. Në mesin e 43 kandidatëve shqiptarja Sejdiu arriti të bind komisionin se ajo ishte kandidatja e duhur.

Donika u lind më 1995 në Zyrih të Zvicrës, shkollën fillore e kreu në Walenstadt dhe gjimnazin në Sargans të kantonit të St. Gallenit në Zvicër, kurse studimet Bachelor dhe Master në Universitetin e Cyrihut. Edhe pse e lindur dhe e rritur në Zvicër ajo flet me admirim për vendlindjen e prindërve të tyre, Kumanovën, që e konsideron vendlindje të saj. (INA)

TË FUNDIT

Vrasja në Bit Pazar, LSDM: Me Toshkovskin në krye të MPB-së, qytetarët nuk ndihen të sigurtë

LIVE/ Bota i jep lamtumirën Papa Françeskut, nis riti i varrimit të Atit të Shenjtë! Arkivoli vendoset në sheshin e Shën Pjetrit

INATI SHQIPTAR në Portën e Stambollit!

Qoku: Shqiptarët në Maqedoni nuk kanë qenë kurrë më mirë, le të themi, sesa në 17-18 vitet e fundit

Sarandë/ Lëngu 90 lekë në market, 4 mijë lekë në lokal (FOTO)

BDI: Nuk jemi strehë për servilët,agjentët e nëntokës dhe bukëshkalët

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË