Kumanovë, 130-150 persona trajtohen nga heroina

Iliria News Agency
Iliria News Agency

31/01/2022

130 deri 150 persona trajtohen nga varshmëria vetëm me heroin në Kumanovë. Ky numër është konstant vitet e fundit për shkak se në treg janë shfaqur edhe shumë substanca të reja narkotike nga çka numri i përdoruesve është në rritje.

Psikiatria Adriana Bogadnovska Tasiç sqaroi se në bazë të hulumtimeve që kanë bërë, adoleshenca është mosha kur më shumë shkaktohet varësia nga lëndët narkotike.

“Në treg po shfaqen substanca të reja psikoaktive dhe besoj se numri i të varurve në përgjithësi po rritet, por heroina mund të mos dominojë më, ndaj numri mbetet i tillë. Nga 18- 19 deri në 23 vjeç atëherë më shumë fillojnë të bëhen të varur nga lëndës psikoaktive”.

Toskiç shpjegoi se faktorët më të shpeshta të cilat shpien në konsumimin e lëndëve narkotike janë faktorët social si varfëria, atmosfera e keqe në shtet, konfliktet, problemet personale dhe më kryesore rrethi i shoqërisë. Sipas saj si mjet preventivë përveç edukimit duhet angazhim më i madh i rinisë.

“Një edukim i duhur mund të jetë masa më e madhe parandaluese. Nga masat sociale edukim i përgjithshëm duke ngritur standardin duke ofruar mundësi për të rinjtë për vetërealizim nëpërmjet sportit, mësimit, punësimit dhe stimuli i të llojeve të reja të argëtimit dhe shoqërimit me të rinjtë në mënyrë që të mos dominojë nevoja për ndonjë substance”.

Violeta Bogdanovska nga Departamenti i Parandalimit sqaroi se shërbimet përkatëse janë vazhdimisht në terren dhe ndërmarrin veprime të organizuara dhe individuale për zbulimin e kontrabanduesve të drogës por edhe për të identifikuar ata që konsumojnë.

“Para se gjithash njohja në kohë dhe ndihma dhe mbrojtja fillimisht e të miturve sepse ata gëzojnë disa privilegje në përputhje me ligjin dhe kanë mundësinë të risocializohen në kohë dhe t’i bashkohen asaj që do të thotë një mënyrë jetese e shëndetshme“.

Bogdanovska shtoi se përveç kësaj mbahen punëtori edukative të ndryshme si preventiv nga parandalimi për konsumimin e lëndëve narkotike sidomos tek të rinjtë.

Ndryshe në rajonin e Kumanovës gjatë vitit 2021 janë arrestuar 97 kontrabandues të drogës, ndërsa janë dorëzuar 41 kallëzime penale për prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve. I arrestuari më i ri është 18 vjeçar. /TV21/

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Arben Taravari

Taravari uron Kosovën për votimin në Asamblenë e KiE: Gjithmonë me Kosovën tonë

qeveria-750x430

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Ali Ahmeti tubim

Ahmeti: “Ju thash, ma jepni shpatën dhe ju më besuat e unë nuk ju zhgënjeva”

Protesta_Mjeket

Qeveria mori vendim për specializantët

06eb15d2-4c29-4428-829f-782a34419ce7

Kasami nga Dibra: Do të investojmë në zhvillimin e vendit, do të mbështesim rininë dhe kthimin e mërgatës

FB_IMG_1713299161129

Taravari: Na tronditi lajmi për vdekjen e mërgimtarit tonë Taip Fidani në Sarajevë

Afrim Gashi

Gashi nga Dibra: BDI ka zgjedhur ta shajë Rusinë, për t’i ikur kritikës për hajninë

bajram begaj

Presidenti Begaj përshëndet miratimin nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës të rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në KiE

IMG_1166

Deputetja e Turqisë në KiE: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër

INFO

NA NDIQ