Kumanovë, 30 vjet nga legalizimi i paraleleve shqipe të gjimnazit

Iliria News Agency
Iliria News Agency

19/03/2022

Në praninë e ish profesorëve, ish nxënësve e aktivistëve tjerë, në Kumanovë është shënuar 30 vjetori i legalizimit të paraleleve në gjuhën shqipe të Gjimnazit kumanovarë.

Pas 5 vjetë mbylljeje të paraleleve në gjuhën shqipe pranë Gjimnazit “Goce Dellçev“ në Kumanovë nga ish sistemi monist, tri dekada më parë punëtorë të arsimit e arsimdashës të tjerë duke mos përfillur urdhërat e atëhershme hapën tri paralelet e para në gjuhën shqipe të cilat vepronin në hapësirat e Shkollës së atëhershme fillore “Vëllazërimi” tani “Naim Frashëri“.

Aktivist dhe dëshmitarë të kohës evokuan kujtimet nga ky aktivitet fisnik e arsimdashës të para tri dekadash. “Profesorët e asaj kohe, 13 profesor morrën guximin, erdhën dhe ju përgjigjën thirrjes sonë edhe atë me deklaratë se ne jemi të gatshëm të punojmë pa pagesë dhe kjo ishte një kuroja për mua si ish drejtor që të jem edhe më i fuqishëm në vendimet të cilat i kasha marrë sëbashku me kolektivin e Sh.F. Vllaznimi”, tha ish drejtori Etem Xheladini.

“Në këtë korridor i lexuam emrat e nxënësve dhe vazhduam në katin e dytë të kësaj shkolle, për të vazhdu më pastaj me zhvillimin e procesit edukativo arsimorë”, u shpreh profesori Hysen Rrahmani.

“Trimi i mirë është me shokë shumë, e vërtetë që Etemi i ka prijë këtyre proceseve por pas vete ka pasur profesorë, intelektuar e dashamirë të arsimit shqip”, theksoi Feriz Dervishi.

Në kuadër të këtij përvjetori u promovuan edhe librat e Etem Xheladinit, “Lufta jonë për Arsimin shqip“ dhe “Dënimet e kurdisura“ dramë në katër akte. “Unë si historian kam studiuar shumë luftëra, sic ka luftëra pushte, territory etj, mirëpo të cekësh luftë për arsim është shumë e vështirë, pasiqë arsimimi nuk duhet të fitohet me luftë, arsimimi është çështje të cilën duhet ta kenë të gjithë”, tha mes tjerash recezenti Dr. Minir Ademi.

“Libri “Lufta jonë për arsimin shqip”, botuar më 2016 në Kumanovë, paraqet një përmbledhje të materialeve të shumta dokumentare që kanë të bëjnë me përpjekje titanike për mbrojtjen e arsimit shqip nga ndërkmbëzat e pushtetit komunist të kohës, në të hasim shënime, procesverbale, dokumente, fotografi që flasin për problemin fillor e të mesëm shqip në Kumanovë në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar”, theksoi recezenti Dr. Sevdail Demiri.

Gjatë këtij manifestim u ndanë mirënjohje për të gjithë ata që kontribuan për legalizimin e paralaleve në gjuhën shqipe para tri dekadave , ndër të cilët edhe gazetarit tonë Nexhat Aqifi. (Tvm2)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_1316

Albulena Haxhiu: Koalicioni VLEN e ka mbështetjen e parezervë të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes

WhatsApp Image 2024-04-19 at 23.03.16 (1)

Sela: Vota për Bujarin më 24 prill dhe për Frontin më 8 maj është biletë kthyese e fëmijëve tanë të cilët kanë marrë rrugën e mërgimit

Ali AHmeti

Fronti Europian në Vrapçisht/ Ahmeti: Punojmë për fitore historike, më 24 prill dhe 8 maj rrethojmë numrin 4

Fronti Europian në Vrapçisht/ Ahmeti: Punojmë për fitore historike, më 24 prill dhe 8 maj rrethojmë numrin 4

Menduh Thaci

Thaçi thotë se Albin Kurti s’ka asnjë njeri në Maqedoni

europe elect

Anketa e “Europe Elects”: Arben Taravari prinë para Bujar Osmanit

IMG_1293

Krerët e VLEN-it në Berlin: Diaspora i thotë po ndryshimit

zgjedhjet-maqedoni

Në Dibër dhe Qendër Zhupë më shumë votues sesa banorë

bujar osmani

Bujar Osmani: Në Kosovë flamuri shqiptar nuk është zyrtar, në Maqedoni është obligim i kryetarëve të komunave

INFO

NA NDIQ