Kumanovë, digjet makina e prokurorit Xhelal Bajrami (FOTO)

Picture of INA
INA

02/12/2024

Një seri e zjarr vënieve të qëllimshme janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Kumanovës.

Një lokal afarist zyrë shërbimesh, disa makina dhe si pasojë edhe një pjesë e një shtëpie janë përfshirë nga zjarret që dyshohet se janë vënë qëllimisht. I është vënë flaka zyrës për kontabilitet dhe përkthime gjyqësore përball Gjykatës Themelore në Kumanovë. E njëjta si subjekt rezulton në emrin e Fitor Jakupit, këshilltar në Kuvendin Komunal të Kumanovës.

Disa metra më lart përball lokalitetit Garnizon i është vë flaka makinës së prokurorit të lartë, Xhelal Bajrami.

Në fotografitë që ka siguruar Alsat nga vendi i ngjarjes dyshohet se zjarri i është vënë makinës përmes disa shisheve që nuk përjashtohet mundësia që të jenë koktej molotovi.

Makina ka tentuar t’i digjet edhe një koloneli me inicialet E.D, por që është përfshirë vetëm pak nga flaka dhe pa pasoja. Ndërkohë një tjetër makinë e cila është djegur si rezultat i këtij akti, në flakë është përfshirë edhe një shtëpi fasada e të cilës mësohet se është djegur pjesërisht por që zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë.
Jo zyrtarisht mësohet se në asnjë prej vendeve ku është vënë zjarri nuk kanë punuar kamerat e sigurisë, pikërisht në momentet e zjarrvënies. Grupi hetimor nuk përjashton mundësinë që të dyshuarit të kenë përdorur bllokues të kamerave, përkatësisht bllokues të internetit që ndërpret filmimet në kamerat e sigurisë. Prokurorët kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa një pjesë e makinave të djegura janë konfiskuar si prova materiale për hetimet e mëtejme. /Alsat.mk

TË FUNDIT

Veprimtari nga SHBA me paralajmërim të fortë: Ja pse zgjedhjet e 9 shkurtit janë më të rëndësishmet që nga paslufta!

John Ratcliffe konfirmohet në krye të CIA-s

Taipi numëron projektet infrastrukturore për 2025, nga projektimi për Tetovë-Prizren deri tek segmenti dytë Bllacë-Shkup

BDI: VLEN dje thanë se s’ka më ndikim në gjyqësor, sot fajësojnë prokurorët e së kaluarës

Edhe një tjetër dron për Gjestin, ky është mesazhi që i erdhi

Sërish keqtrajtohen të burgosurit e rastit “Kumanova”

ME TE LEXUARA

1

BDI: VLEN dje thanë se s'ka më ndikim në gjyqësor, sot fajësojnë prokurorët e së kaluarës
1
Edhe një tjetër dron për Gjestin, ky është mesazhi që i erdhi

LEXO MË SHUMË