Kumanovë, zjarri shkrumbon objektin e qumështores

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

16/01/2023

Rreth orës 18.00 të mbrëmjes së të dielës, një zjarr i fuqishëm ka shkrumbuar objektin e qumështores “Alpina Euro“ në Rramanli të Kumanovës.

Për fat të keq flakët e zjarrit kanë shkrumbuar tërë makinerinë për prodhimin e produkteve të qumështit, si dhe laboratorët e qumështores. Për fat të mirë nuk ka dëme në njerëz, përpos dëme materiale, të cilat arrijnë në rreth 250 mijë euro.

“Kur erdhëm gjithçka tashmë ishte djegur. Fatmirësisht dëme në njerëz nuk kemi, ndërsa dëmet materiale janë të shumta, sepse kjo fabrikë ka qenë në linjë të plotë prodhimi e pajisur me tërë makinerinë e nevojshme për këtë veprimtari. Vlera mund të arrijë diku 250 mijë euro.”, – tha ndër të tjera Rexhail Mustafi nga qumështorja “Alpina Euro”.

Ndryshe qumështorja që nga koha e pandemisë së koronavirusit nuk ka qenë në funksion, për çka rryma ka qenë e shkyçur. Andaj edhe ngritën dyshimet se si ka ardhur deri te shpërthimi i zjarrit.

“Fabrika nuk ka qenë në funksion prej kohës së pandemisë së koronavirusit, edhe rryma ka qenë e shkyçur, andaj edhe nuk dihen rrethanat dhe arsyet se si ka ardhur deri te shpërthimi i zjarrit. Gjatë ditës së hënë kanë ardhur edhe organet e hetuesisë për të zbardhur shkaqet e zjarrit.”, – theksoi Rexhail Mustafi nga qumështorja “Alpina Euro”.

Vlen të theksohet se para pandemisë qumështorja ka punuar me kapacitet të plotë prodhimi prej 3-4 tonë produktesh qumështore.

TË FUNDIT
39 sekonda
Pas liberalizimit të vizave, turistët nga Kosova braktisin bregdetin e Durrësit
2 minuta
Detektor-Anketë: Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO rriti sigurinë, por nuk përshpejtoi rrugën për në BE
7 minuta
Plani me armë taktike atomike/ Zelenskyy me kundërpërgjigjje të ashpër ndaj Putinit – ja detajet e fundit!
10 minuta
Të punësuarit në Pyjet e Maqedonisë tre muaj pa rroga
2 orë
Najçevska "godet" Siljanovskën: Udhëton me pasaportë Maqedonia e Veriut, shet budallallëqe

ME TE LEXUARA

1 ditë
“Lionel Messi ka prejardhje arbëreshe”, historiani befason me deklaratat e tij (VIDEO)
2 minuta
Detektor-Anketë: Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO rriti sigurinë, por nuk përshpejtoi rrugën për në BE
1 ditë
Krijohet makina e parë në Maqedoni – Studentët do të garojnë në garë botërore (VIDEO)
2 ditë
Vuçiq i dëshpëruar se pse Maqedonia votoi për Rezolutën për gjenocidin serb në Srebrenicë
12 orë
Fronti Europian parashtroi ankesë në KSHZ për rivotimin në Zhelinë

LEXO MË SHUMË

durresi plazh bregdeti deti shqiptar golem

Pas liberalizimit të vizave, turistët nga Kosova braktisin bregdetin e Durrësit

nato-mkd-zname

Detektor-Anketë: Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO rriti sigurinë, por nuk përshpejtoi rrugën për në BE

zelenski

Plani me armë taktike atomike/ Zelenskyy me kundërpërgjigjje të ashpër ndaj Putinit – ja detajet e fundit!

IMG_2442

Të punësuarit në Pyjet e Maqedonisë tre muaj pa rroga

gordana siljanovska davkova

Najçevska “godet” Siljanovskën: Udhëton me pasaportë Maqedonia e Veriut, shet budallallëqe

xhevdet hajredini ali ahmeti

Hajredini: BDI ka mbetë me vetëm 8 deputetë

micotakis mitsotakis

Mitsotakis: Shkupi dhe Tirana vetëm mund të përfitojnë me raportet e mira me Athinën!

Makron Macron

Macron: Unë me të vërtetë mendoj se Evropa jonë mund të vdesë

arben taravari

Taravari tregon se si do të punohet në Qeverinë e re

INFO

NA NDIQ