Kumbulla gati të bëjë hapin e madh, zbulohet plani i Interit për të afruar mbrojtësin shqiptar

0

Marash Kumbulla është një nga lojtarët më të spikatur ne Serinë A, ku ka treguar paraqitje shumë të mira me Helas Veronën.
Pikërisht për këtë arsye në gjurmët e tij janë vënë disa klube të mëdha dhe një nga këto klube është edhe Interi. Sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, zikaltërit duan ta kenë me çdo kusht shqiptarin pjesë të tyre dhe madje kanë bërë edhe planin gati.
Marota synon ta blejë kartonin e Kumbullës që këtë verë dhe ta lërë atë edhe për një sezon te Verona në huazim, në mënyrë që të marrë sa më shumë eksperiencë në Serie A dhe të jetë gati për kalimin në një klub të madh si Interi.