Kumbulla pritet që nesër t’i jap përgjigje Romës për transferimin te skuadra e tyre

0

Gjatë ditës së sotme u bë e ditur se Roma ka arritur marrëveshje me Veronën për transferimin e Marash Kumbullës.

Mirëpo, siç duket Roma nuk ka arritur ende marrëveshje me futbollistin, shkruan Sinjali Sportiv.

Gianluca Di Marzio ka bërë të ditur se Roma ka kontaktuar me menaxherin e futbollistit.

Po ashtu, u tregua se futbollisti pritet që nesër t’i jap përgjigje Romës, nëse e dëshiron këtë transferim apo jo.