Kumtohen fituesit të çmimit shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” për vitin 2021

Çmimi shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” për vitn 2021 në sferën e edukimit dhe arsimit i ndahet profesoreshës universitare Gjylymsere Kasapi, ndërsa fitues në sferën e kulturës dhe artit janë shkrimtari Jovan Pavllovski, artistja muzikore Snezhana Anastasova – Çadikovska dhe Elena Donçeva, fotograf akademik – kostimograf, kumtoi Ministria e Kulturës.

Vendimin e ka marrë Këshilli për çmimin shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” nën kryesimin e akademikut Gazanfer Bajram. Çmimi fituesve të sivjemë do t’u ndahet të mërkurën, më 8 dhjetor të vitit 2021, në ora 12 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Çmimi shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” është mirënjohja më e lartë për arritjet shumëvjeçare në sferën e edukimit, arsimit, kulturës, artit, shëndetësisë, mbrojtjes dhe avancimit të ambientit të njeriut dhe në veprimtarinë sociale me interes publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.