Kundërshtuan me dhunë policët, dy të arrestuar në Berat

Dy qytetarë janë arrestuar në Berat, pasi nuk treguan dokumentacionin e mjetit dhe kundërshtuan me forcë punonjësin e policisë.

Bledar Qolja, Briano Qolja janë dy qytetarët që kundërshtuan policinë me dhunë në Berat. Babë e bir nuk pranuan të tregojnë dokumentin e automjetit, me të cilin po lëviznin dhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë.

Njoftimi i policisë:

Kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Q., 44 vjeç dhe B. Q., 19 vjeç, të dy banues në lagjen Çlirim, Berat.

Këta shtetas, në vendin e quajtur “Dogana”, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në pikën e kontrollit, nuk kanë pranuar të tregojnë dokumentacionin e mjetit dhe i kanë kundërshtuar ata me dhunë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. /TCH