Kupa Botërore e nxënësve në kolegjin Jahja Kemal

E themeluar në vitin 2007, kupa ndërlidhë mbi 20 mijë nxënës nga 50 vendet e botës. Qëllimi është që të inspirojë tek të rinjtë dashurinë ndaj mësimit, arritjen e kualiteteve të reja dhe ndjenja se janë qytetarë të kësaj bote. Nxënësit që do jenë pjesë e ekipve do të marin pjesë në katër disciplina: Debat, shkrim ekipor, sfida e nxënësve dhe kupa e nxënësve. Nxënësit hulumtojnë tema të ndryshme lidhur me sferën e historisë, shkencës, literaturës, kulturës dhe teknologjisë si dhe bashkë si ekipë ato e tregojnë dijen e tyre përmes bashkëpunimeve në frymën e garave.

Kolegji Jahja Kemal ishte nderin dhe kënaqësinë të jetë mikpritës i Kupës botërore të nxënësve. Në ditën e parë morën pjesë 268 nxënës nga shkollat e mesme dhe fillore prej komunave: Karposh, Cair, Qendër, Kiselavodë, Butel, Tetovë, Strumicë, Strugë, Gostivar dhe komuna tjera. Nesër në shtëpinë e ARM-së do të mbahet edhe pjesa e finales në Kupën botërore të nxënësve dhe ndarjen e dhuratave.

Nxënësit do të kenë mundësinë të kualifikohen edhe në raundin global në bazë të zgjedhjes së tyre edhe atë për verën e rradhës në:
Hanoi-Vietnam: http://www.scholarscup.org/global-round/hanoi/
Athina-Greqi: http://www.scholarscup.org/global-round/athens/
dhe Cape Taun-Afrika e Jugut: http://www.scholarscup.org/global-round/capetoën/

Më pas nxënësit do kenë mundësinë të kualifikohen dhe për turneun e shampionëve që do të mbahet në Universitetin Jejl në SHBA.
http://www.scholarscup.org/toc/