Kupa e Botës 2025 për klubet, ja 32 skuadrat e kualifikuara

Picture of Ina Online
Ina Online

01/12/2024

Botafogo fitoi Copa Libertadores për herë të parë në historinë e saj, duke u bërë gjithashtu edhe skuadra e kualifikuar e 32-të dhe e fundit për Kupën e Botës për Klube 2025, planifikuar për verën e ardhshme dhe që do të hapet me ndeshjen kundër Inter Miamit (skuadra e Messit) në ‘Hard Rock’.

Turneu i ri do të zhvillohet në SHBA nga data 15 qershor deri më 13 korrik. Shorti i grupeve do të hidhet të enjten më 5 dhjetor në orën 19:00.

Për Evropën janë kualifikuar 12 skuadra: Inter, Juventus, Manchester City, Real Madrid, Chelsea, Bayern Munich, Paris Saint Germain, Porto, Benfica, Borussia Dortmund, Atletico Madrid dhe Salzburg.

Paketa e klubeve nga Amerika Veriore dhe Qendrore përbëhet nga gjashtë klube: përveç Inter Miami (fitues i sezonit të rregullt MLS), janë meksikanët Monterrey, Leon, Pachuca dhe gjithashtu amerikanët e Seattle Sounders.

Më pas arrijmë në Amerikën e Jugut, e cila përfshin Botafogo, Palmeiras, Flamengo dhe Fluminense (fitues të Copa Libertadores në katër sezonet e fundit) si dhe River Plate dhe Boca Juniors të ftuar.

Për Afrikën janë katër: egjiptianët e Al Ahly, marokenët e Wydad, tunizianët e Esperance dhe afrikano-jugorët e Mamelodi Sundowns. Për Oqeaninë vetëm një: zelandezët e Auckland City.

Së fundi, Azia do të sjellë katër: arabët e Al Hilal, japonezët e Urawa Red Diamonds, koreano-jugorët e Ulsan dhe Al Ain (Emiratet e Bashkuara Arabe).

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

TË FUNDIT

Kurti: Për mbrojtje nga Serbia, e kemi ushtrinë tonë dhe komandantin Bashkin Jashari (video)

Ramush Haradinaj zhvillon takim me Richard Grenell në SHBA, jep detaje nga biseda mes tyre

“TikTok” rikthehet për përdoruesit amerikanë, pas ndërhyrjes së Trump

Komunat nisin procedurat, Qeveria ndau 100 milionë euro

Ndërron jetë 17-vjeçari nga Shkupi që u godit nga rryma!

Luizi publikon këngën e re: A ke zemër

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË