Kupa e Botës/ Çiftet komplete të fazës çerekfinale dhe orari i ndeshjeve

Me dy ndeshjet e zhvilluara këtë të martë, tashmë janë kompletuar të gjitha çiftet çerekfinale në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Maroku shkaktoi befasi duke e eliminuar Spanjën pas ekzekutimit të penalltive (3:0), teksa Portugalia e deklasoi Zvicrën 6:1.

Çiftet e çerekfinales dhe orari:

Kroaci – Brazil, 9 dhjetor – ora 16:00

Holandë – Argjentinë, 9 dhjetor – ora 20:00

Maroku Portugali – 10 dhjetor – ora 16:00

Angli – Francë, 10 dhjetor – ora 20:00.