Kupa e Botës në Katar do të luhet me top me sensor të integruar (VIDEO)

Në mars, FIFA dhe Adidas zbuluan topin që do të luhet në Kupën e Botës të këtij viti në Katar.

Topi quhet Al Rihla, që në arabisht do të thotë “udhëtim”. Në faqen e saj zyrtare, FIFA prezantoi Al Rihla-n si topin që udhëton më shpejt në ajër se çdo top ndonjëherë. Është krijuar për të përshpejtuar lojën dhe ndjek trendin e futbollit gjithnjë e më të shpejtë.

Megjithatë, dje FIFA mori një vendim revolucionar për të përdorur teknologjinë gjysmë automatike jashtë loje në Kupën e Botës, dhe Kupa e Botës do të jetë gjithashtu e veçantë për topin në fjalë. Përkatësisht, në çdo top do të ketë një pajisje përcjellëse (sensor IMU) i cili do të ketë një rëndësi të madhe në praktikën e futbollit gjithnjë e më të shpejtë. Janë publikuar edhe fotot e para të brendshme të Al Rihla.