Kupa e Mbretit, Barcelona bie ndaj Levantes

0

Barcelona humbi me rezultatin 2-1 përballë Levantes në transfertë, në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ave të Kupës së Mbretit.

Në transfertën valenciane, katalanët pësuan dy gola në fillim të takimit, kur shënuan Cabaco në minutën e 4-t dhe Mayoral në të 18-ën.

Reagimi i Barcelonës nuk ishte në nivelin e duhur, por gjithsesi skuadra e Valverdes arriti të rihapë takimin në minutën e 84-t, kur Coutinho ekzekutoi saktë një 11-metërsh.

Fati i kualifikimit gjithsesi do të vendoset javën e ardhshme, kur Barcelona të presë në “Camp Nou” Levanten, me misionin për të vijuar rrugëtimin në fazën çerekfinale.