Kupa, Shkëndija përmes Vardarit në gjysmëfinale

Skuadra e Shkëndijës siguroi kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë në futboll, pasi që në çerekfinale  eliminoi skuadrën e Vardarit.

Pas barazimit 1-1 në Shkup, në ndeshjen e dytë, Shkëndija “demoloi” Vardarin me 4-0, kur ky i fundit u paraqit me një ekip të kombinuar me junior dhe senior.

Besart Ibraimi shënoi 3 golat e para në pjesën e dytë, para se Visar Musliu të vulos fitoren bindëse të skuadrës tetovare. Përpos Shkëndijës, në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë janë edhe Akademia Pandev, Pelisteri dhe Renova.

Hedhja e shortit për gjysmëfinale do të zhvillohet të premtën në siperfaqet e Federatës së Futbollit të Maqedonisë. /Alsat-M/