Kur ballkanasit vlerësojnë turizmin shqiptar: ç’ndodh në “Maldivet e Europës”

Picture of INA
INA

02/07/2023

Shprehja sarkastike e ngulitur prej kohësh në kombin tonë, ku shkruhej “Zhvilluar si turizëm shqiptar”, sigurisht që nuk mund të përdoret më në asnjë kontekst, shkruajnë mediat kroate.

Durrësi, Ksamili, Saranda… këto janë vetëm disa nga vendet që u pushtuan nga turistë të shumtë nga të gjitha vendet evropiane këtë verë. Sot Shqipëria shihet, siç thonë ata, si “Maldivet e Europës”, ​​që ofron gjithçka, por absolutisht gjithçka, me çmime jashtëzakonisht të ulëta.

Gazetarët e vizituan Durrësin që në fillim të sezonit veror dhe e panë vetë se është vërtet kështu.

Shqipëria dhe turizmi shqiptar kanë një reputacion të mirë për disa arsye, duke filluar nga rregullimi i resorteve, nëpërmjet aksesit te mysafirët, e deri te çmimet, të cilat janë në fund të fundit faktori më i rëndësishëm. Çmime të ulëta në gjithçka, shkruan Bljesak.info.

Akomodimi në Durrës në një hotel me katër yje, i cili ndodhet pranë plazhit, pra që ka plazh privat, nata kushton 95 euro me mëngjes, për dy persona. Po, e keni lexuar mirë, më pak se 100 euro për një shtrat dhe mëngjes në një hotel me katër yje me plazhin e tij privat.

Turistët nga Gjermania që takuam në hotel na thonë se kanë paguar 80 euro për një natë me mëngjes sepse e kanë rezervuar hotelin në fillim të janarit. Me këtë çmim, ju merrni një çadër plazhi dhe dy shezlongë, peshqirë plazhi, si dhe parkim në garazhin e mbyllur të hotelit. Plazhi i hotelit ka edhe një seksion të destinuar për fëmijë (rrëshqitje, lëkundje…), si dhe shpëtimtarë që mbajnë një sy vigjilent për situatën në plazh.

“Kemi kaluar shumë mirë, njerëzit janë shumë të afrueshëm, çmimet janë më se të arsyeshme. Një çudi e vërtetë. Shpresoj vetëm të mos prishet si Spliti, i cili është bërë një “pijanec” i madh. Turizmi është në fillimet e tij, ka shume ndërtime të egra por çdo gjë është akoma kaq ‘e pafajshme’ dhe e pastër. Kush do paqe, ushqim të mirë dhe shërbim, le të shkojë në Shqipëri. Nuk është një destinacion modern, por një vend për një pushim të mirë ku nuk do shpenzojnë shumë”, ka thënë një grua kroate e sapokthyer nga Shqipëria.

Atyre u janë dashur vetëm dy orë me makinë nga kufiri kroat në Shqipëri, shkruan Slobodna Dalmacija.

Çmimet e ushqimeve janë gjithashtu të ulëta, nën të gjitha pritshmëritë. Një drekë e shijshme për dy persona, deri në 20 euro. Dhe ajo në një restorant që ndodhet pikërisht pranë detit, e cila si jashtë e si brenda është e dekoruar sipas modelit të restoranteve përgjatë bregdetit francez.

Pagesa me kartë, taksi elektrike…

Mund të paguani me kartë në të gjitha vendet e Durrësit – nga hotelet në restorante e deri te kafenetë e vogla të lagjeve. Për shumë turistë kjo është një rrethanë lehtësuese duke pasur parasysh se shqiptarët përdorin lekun si monedhën e tyre zyrtare, ndaj mund të qëndroni në këtë vend pa shkëmbyer asnjë euro në monedhën vendase.

Hotelet dhe restorantet moderne në Shqipëri kanë shkuar një hap më tej me shërbimin e transportit. Shumica e taksive në vendet turistike janë elektrike. Do t’i shihni në hapësirat e parkimit te karikuesi, dhe i dispononi pothuajse në çdo hap, me çmime të ulëta.

Dyqane italiane dhe gjermane

Pjesa më e madhe e turistëve në Shqipëri janë italianë, ndaj dhe bregdeti i këtij vendi më së shumti ua ka përshtatur nevojat e tij. Pikërisht për këtë në Durrës do të gjeni dyqane të shumta italiane, si Conad, i cili gjatë vizitës sonë ishte plot me klientë italianë.

Ka edhe shumë gjermanë, të cilët preferojnë Spar-in. “Shumica e klientëve tanë janë nga Italia dhe Gjermania, por edhe nga vende të tjera evropiane. Vitet e fundit kemi një rritje të numrit të klientëve nga vendet fqinje si Serbia, Mali i Zi, Kroacia…”, theksojnë tregtarët shqiptarë me shërbime në turizëm.

Ata thonë se janë tërhequr kryesisht nga çmimet e ulëta në krahasim me rajonin.

“Mund të kaloni shtatë ditë në Shqipëri për shumën që shpenzon në tre ditë në vendet fqinje në bregdet. Dhe kjo është ajo që bën diferencën”, shtojnë ata.

Ata theksojnë se bregdeti shqiptar zhvillohet nga viti në vit dhe se është i orientuar drejt turizmit dhe nevojave të turistëve.

“Po përshtatemi me tregun dhe vitet e fundit kemi përjetuar një bum sepse në rrjetet sociale jemi shpallur ‘Maldivet e Europës’, ndaj edhe më shumë turistë kanë dëgjuar për ne”. /tesheshi

TË FUNDIT
3 orë
Qeveria emëroi disa drejtorë
5 orë
Sonte në Tetovë “Diaspora në objektivin e Ixhet Lutfiut”, filmi dokumentar që dëshmon për rolin shqiptarëve në Danimarkë
5 orë
Antikorrupsioni/ Punësime gjatë zgjedhjeve – inicohet procedurë kundër një ish zv/ministri?!
5 orë
Ministri Taravari realizon edhe një premtim: Deri në fund të vitit do të punësohen 300 specializantë privat
7 orë
Toshkovski: LSDM po mbron krimet e BDI-së! Do të nisim procedura ndaj të paprekshmëve

ME TE LEXUARA

1 ditë
Prej nesër fillon ulja e temperaturave, pritet shi i rrëmbyeshëm dhe bubullima
5 orë
Antikorrupsioni/ Punësime gjatë zgjedhjeve – inicohet procedurë kundër një ish zv/ministri?!
1 ditë
Tetovë, xhipi me targa zvicerane i'a mori jetën 67 vjeçarit me bicikletë dhe iku nga vendi i ngjarjes
5 orë
Sonte në Tetovë “Diaspora në objektivin e Ixhet Lutfiut”, filmi dokumentar që dëshmon për rolin shqiptarëve në Danimarkë
1 ditë
Zbardhet vrasja në Debresh, arrestohen tre persona
3 orë
Qeveria emëroi disa drejtorë

LEXO MË SHUMË

qeveria e maqedonise

Qeveria emëroi disa drejtorë

Ixhet-Lutfiu-

Sonte në Tetovë “Diaspora në objektivin e Ixhet Lutfiut”, filmi dokumentar që dëshmon për rolin shqiptarëve në Danimarkë

IMG_0039

Antikorrupsioni/ Punësime gjatë zgjedhjeve – inicohet procedurë kundër një ish zv/ministri?!

arben taravari

Ministri Taravari realizon edhe një premtim: Deri në fund të vitit do të punësohen 300 specializantë privat

Pançe Toshovski

Toshkovski: LSDM po mbron krimet e BDI-së! Do të nisim procedura ndaj të paprekshmëve

ridvan ibrahimi

Një 26-vjeçar dyshohet se tentoi ta vriste kryetarin e komunës së Haraçinës

IMG_4667

Edi Rama jep lajmin e mirë për pushuesit në plazhin publik të Vlorës

IMG_4668

Shkrimi nga Sarajeva që shkaktoi reagime në Kosovë, përmendi dy portalet kosovare se marrin para nga Serbi

ahmeti drin ali

VLEN për kallëzimin penal të nipit të Ali Ahmetit

INFO

NA NDIQ