Kur dhe si mund të shuhet zjarri në BDI?

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

13/01/2023

Nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti thotë se ministrat e kësaj Qeverie nuk e kanë as legjitimitetin e qytetarit dhe as atë të BDI-së. Përveç kësaj, ai në Click Plus u shpreh se performaca e dobët dhe mosrealizimi i programit të partisë është një prej arsyeve se pse ministrat dhe zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi duhet të zëvendësohen me figura të reja. Mexhiti drejtoi akuza drejt Grubit se ka tendenca të prishë atë që përbën bazën e BDI-së.

“Në këtë rast z.Grubi mundohet ta paraqesë si reformë, mundohet ta eliminojë një trashëgimi të BDI-së duke i eliminuar edhe politikisht personalitetet politike, shtyllat e BDI-së, duke u munduar të bëjë një trashëgimi të re, që është larg origjinales, larg burimores, pra thjesht është një tendencë për tjetërsimin e BDI-së”, tha Izet Mexhiti, nënkryetar BDI.

Analisti Sefer Selimi ngriti pyetjen nëse krejt kjo betejë është për ta trashëguar Ali Ahmetin në krye të partisë?!

“A nuk është kjo luftë për atë se kush do ta trashëgojë Ali Ahmetin?! A nuk është kjo betejë që zhvillohet brenda BDI-së një betejë legjitime pas 20 vitesh udhëheqje nga Ali Ahmeti se kush do ta marrë kreun e partisë?!”, tha Sefer Selimi, analist.

Mexhiti ripërsëriti se qëllimi i tyre si grup i pakënaqur nuk është ardhja në Qeveri, por zëvendësimi i ministrave dhe zëvendëskryeministrit me figura të reja që e njohin frymën e vërtetë të BDI-së, sepse siç tha “SRMN” nuk është fryma e partisë

“Për Ali Ahmetin, edhe një herë e them, është kryetari im dhe do ti shërbej edhe 4 a 8 vite do të jem pas tij, por ama jo çdo herë…mund edhe Ali Ahmeti ndonjëherë të ketë vendime të gabueshme. Në këtë rast kjo që ndodh me Artan Grubin, ose nuk e sheh ose e bën gabimisht”, pohoi Izet Mexhiti, nënkryetar BDI.

Po sipas analistit Arben Ratkoceri, me veprimet e tij, Ahmeti po dëshiron ta përcjellë një mesazh.

“Deri sot, Ali Ahmeti, të paktën duket se po jep një farë porosie se nëse tërhiqem, tërhiqem bashkë me z.Grubi, kjo duket nga ajo që shohim dhe analizojmë formën e funksionimit, parimet dhe principet e Ali Ahmetit”, deklaroi Arben Ratkoceri, analist.

Po deri kur mund të zgjasë kjo ngritje e zërit nga grupi i zjarrit?

“Ne nuk kemi agjendë tjetër, nuk kemi alternativë tjetër. Nuk na ka nxitur ndokush, pra është zëri i qytetarit dhe zëri ynë i pastër dhe i sinqertë. A do të na tolerojë Ali Ahmeti, ai mund të dalë nesër dhe të thotë që këta djem, të mirë deri dje, por sot e kanë thyer statutin dhe i përjashtoj nga partia”, tha Izet Mexhiti, nënkryetar BDI.

Mexhiti u shpreh se do të përpiqen me metoda demokratike ta bëjnë kryetarin e partisë të reflektojë për gjendjen dhe debati të rikthehet në parti. Po çfarë nëse kjo nuk ndodh?

“Në të kundërtën, së paku ne, nuk marrim përgjegjësi për atë që nuk jemi pyetur dhe për atë që nuk e kemi debatuar dhe nuk e kemi votuar. -Çfarë i bie kjo që nuk marrim përgjegjësi? Po nuk mund tash të dal dhe të flas ndryshe tash dhe të shkoj nesër ditën e zgjedhjeve dhe ta mbroj atë që nuk mbrohet, atë për të cilën nuk kam qenë i informuar. Atëherë do të detyrohemi… po zotëri kryetar, urdhëro me Artan Grubin, me këta tjerët, urdhëro dil në terren por ne nuk mund ta mbrojmë këtë….”, tha Izet Mexhiti, nënkryetar BDI.

TË FUNDIT
3 orë
Joseph analizon aksidentin me helikopter në Iran: Presidenti Raisi ka vdekur, do ta fajësojnë Izraelin
3 orë
Andonovski: Nuk do të luhet më futboll nëpër ministri, institucionet e udhëhequra nga BDI janë në prag të kolapsit
3 orë
Allen: Jemi të zhgënyer nga Siljanovska, do të shohim nëse qeveria do t’i respektojë marrëveshjet ndërkombëtare!
3 orë
Kush është Ebrahim Raisi, Presidenti i Iranit që u aksidentua me helikopter
6 orë
Mexhiti: Për qeverinë e re janë duke negociuar fituesi me fituesin

ME TE LEXUARA

14 orë
Veseli: 55 biznesmenë turq të interesuar për investime në Maqedoni, së shpejti në vizitë
6 orë
Mexhiti: Për qeverinë e re janë duke negociuar fituesi me fituesin
14 orë
Hiseni zgjidhet zëdhënës i LD-së, Mexhiti autorizohet për bisedimet për qeverinë e re
3 orë
Kush është Ebrahim Raisi, Presidenti i Iranit që u aksidentua me helikopter
16 orë
“Bolton News”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira dhe miqësore me buxhetin
13 orë
Najçevska i reagon Taravarit: Pse kryetari i Kuvendit të jetë shqiptar?
3 orë
Allen: Jemi të zhgënyer nga Siljanovska, do të shohim nëse qeveria do t’i respektojë marrëveshjet ndërkombëtare!

LEXO MË SHUMË

Edward Joseph Zhozef  Eduard

Joseph analizon aksidentin me helikopter në Iran: Presidenti Raisi ka vdekur, do ta fajësojnë Izraelin

stefan andonovski

Andonovski: Nuk do të luhet më futboll nëpër ministri, institucionet e udhëhequra nga BDI janë në prag të kolapsit

elizabet liz alen allen

Allen: Jemi të zhgënyer nga Siljanovska, do të shohim nëse qeveria do t’i respektojë marrëveshjet ndërkombëtare!

ebrahim raisi

Kush është Ebrahim Raisi, Presidenti i Iranit që u aksidentua me helikopter

izet mexhiti

Mexhiti: Për qeverinë e re janë duke negociuar fituesi me fituesin

qeveria

Cilat resorë do t’i udhëheqë VLEN? Flet Taravari dhe Andonovski nga VMRO

mickoski

Mickoski pas rivotimit pret 62 deputetë, ja çka paralajmëron

Hovenier

Marrëveshja mes Kosovës dhe ShBA-së, Hovenier: Ky është një hap i rëndësishëm

Jorgos Gerapetritis

Gerapetritis: Marrëveshja e Prespës duhet të respektohet

INFO

NA NDIQ