Kur do të fillojë zbatimi i Vetingut në RMV ?

Ejup Berisha

A mund të më thotë dikush në këtë shtet normal ku jetojmë ne në rrethana jo normale politike, ekonomike sociale, arsimore, kulturore, shëndetsore dhe fetare se athua vallë a filloi të zbatohet ai Vetingu shumë i përfolur dhe i premtuar nga një parti politike në pushtet. Sa për informim para disa vitesh një subjekt politik shqiptar në kuadër të ideve të saja për veprim në skenën politike e propozoi dhe e premtoi zbatimin e Procesit të Vetingut këtu në shtetin tonë. Ne qytetarët e rëndomtë ka shumë kohë që presim të fillojë realizimi i tij por i njëjti si duket akoma nuk ka filluar të zbatohet. E di se në një shtet ku krimi dhe korrupcioni janë prezent në përmasa të larta nuk mund të fillojë aq lehtë zbatimi i një proces i tillë siç është Vetingu. Po të bëhej fjalë për një shtet normal ku të gjithë jo ndoshta 100 % e njerëzve janë të ndershëm por mund të jenë edhe më pak njerëz të tillë të ndershëm Vetingu do të duhej të ishte proces normal dhe i përditshëm që zbatohet në vazhdimsi.

Një njeri normal, i ndershëm dhe i sinçertë nuk duhet ti frikohet procesit të verifikimit të punës së tij nëpër institucionet shtetërore dhe publike. E te ne këtu meqë fjala i ndershëm, ndershmëri, sinçeritet dhe i sinçertë ka kohë që janë fshirë nga fjalorët e gjuhëve që fliten në shtetin tonë atëher edhe fillimi i zbatimit të aktivitetit të Vetingut duhet të pres derisa fjalët e lartpërmendura të rishkruhen në fjalorët e gjuhëve tona. Gjërat që inicohen për tu realizuar dhe nuk realizohen këto mbesin vetëmse fjalë të kota në letër. Nismat e propozuara si kjo për Vetingun duhet të jetësohen përmes zbatimit të tyre në praktikë. Ne na duhet zbatim sa më i shpejtë i procesit të Vetingut sepse jemi në hall nga politikan dhe funkcionarë të kriminalizuar dhe të korruptuar. Nëse Komisioni shtetërore për Pengimin e korrupcionit është dukshëm i shqetësuar nga niveli i krimit dhe korrupcionit të tanishëm në shtet atëher ne si qytetarë të rëndomtë duhet të na dridhen zemra dhe shpirti nga kjo gjendje alarmante e krimit dhe korrupcionit prezent në RMV.

Pra ne nuk kemi arsye të jemi të lumtur dhe të qetë me këtë realitet negativ pasiqë viktima të shtetit të kriminalizuar dhe të korruptuar jemi ne qytetarët e jo politikanët si dhe funkcionarët shtetëror dhe publik. A filloi më zbatimi i Vetigut është pyetje që shumë shpesh e parashtroj jo vetëm në vete por edhe publikisht. Vetingu është mënyra për spastrimin e institucioneve shtetërore dhe publike nga politikanë, funkcionarë dhe të punësuar të kriminalizuar dhe të korruptuar. Dhe kur nëpër institucionet shtetërore dhe publike nuk do të ketë më shumicë njerëzish të kriminalizuar dhe të korruptuar atëherë edhe lufta ndaj krimit dhe korrupcionit do të jetë më e sukseshme më efikase dhe më e lehtë. A e dini pse sepse të kriminalizuarit dhe të korruptuarit do të jenë pakicë. Ndërsa tani është vështirë të zhvilohet luftë e tillë kundër krimit dhe korrupcionit sepse insitucionet shtetërore dhe publike janë të stërmbushura me individ të kriminalizuar dhe të korruptuar. Sërish do të pyes Kur e ka ndërmend të fillon zbatimi i aktivitetit të Vetingut. Kjo pyetje më ngjanë në një pyetje që e parashtroja më parë shumë shpesh kur unë isha në moshën e vegjëlisë. Atëkohë ngjashëm shumë shpesh e parashtroja në pyetje e ajo ishte Se kur do të vijë treni për të shkuar për vizitë te dajallaët në Kosovë. E kur përfundimisht vinte treni në Stacionin e trenit në Shkup Veri unë gëzohesha pa masë sepse më realizohej dëshira e flakt që të shkoja në Kosovë. Mirëpo ndonjëher kishte raste kur duhej të pikëllohesha sepse treni nuk vinte në stacion për shkak se anulohej qarkullimi i tij për në Kosovë për faktin se i njëjti prishej. Prandaj unë vetëm lodhesha duke pyetur se kur do të vinte treni. Me këtë çfar dua të themë dua pra të themë se nuk dua që e njëjta situatë të reflektohet edhe me zbatimin e Vetingut, pra ne si qytetarë të mos ngelim vetëm duke pyetur se kur do të fillojë të zbatohet ai dhe në fund të marrim përgjigje negative se i njëjti fatkeqsisht nuk do të zbatohet. Pra ne do të donim që kompetentët në shtet të na thonë qytetarë rrini të qetë sepse Vetingu është duke u zbatuar me shumë sukses dhe se rezultatet nga zbatimi i tij janë këto apo ato.