Kur do të ndërtohet autostrada e Shkodrës?

Picture of ina-online
ina-online

09/10/2023

Nga Eduard Zaloshnja

Në vitin 2004, Banka Botërore financoi një studim për masterplanin e zhvillimit të rrjetit rrugor të Shqipërisë në 50 vjetët e ardhshme. Në atë masterplan të autostradave dhe superstradave të ndryshme që duheshin ndërtuar (hartuar nga një kompani amerikane), i jepej përparësi autostradës Shkodër-Vlorë, si një arter që do t’i shërbente zhvillimit të turizmit në gjithë bregdetin Adriatik. Si fazë e parë e asaj autostrade, shihej segmenti Thumanë-Kashar-Rrogozhinë, që do të pasohej me segmentet Thumanë-Lezhë-Shkodër dhe Rrogozhinë-Fier-Vlorë (si dhe një degëzim autostrade Rrogozhinë-Elbasan). Në këtë mënyrë, do të krijohej një rrjet autostradash që do të ndërlidhte Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin me Shkodrën, Vlorën, Lezhën, Lushnjen dhe Fierin.

Me ardhjen në pushtet të PD-së, qeveria Berisha kreu studimin e fizibilitetit për autostradën Thumanë-Kashar-Rrogozhinë dhe filloi negociatat me një kompani kroate për ndërtimin e saj me koncension të mbrojtur me garanci financiare nga buxheti i shtetit. Por kontrata për atë koncension u la në mes të rrugës, sepse në horizont u shfaq kompania turko-amerikane Bechtel-Enka, që propozoi ndërtimin e autostradës Rrëshen-Kalimash, me një kosto 810 milionë euro (të mbuluar krejtësisht nga buxheti i shtetit). Përveç asaj autostrade të marrë përsipër nga Bechetel-Enka, qeveria Berisha pagoi një kompani shqiptare për autostradën Kalimash-Morinë dhe Banka Botërore financoi superstradën Milot-Rrëshen.

Në katër vitet e para të qeverisë Berisha, nga autostrada prioritare Shkodër-Vlorë, u ndërtua vetëm një segment 10-kilometërsh Thumanë-Milot dhe një segment 20-kilometërsh Lushnje-Fier.

Në katër vitet e dyta të qeverisë Berisha, Shkodra u harrua përsëri. Vetëm një segment 30-kilometërsh Fier-Vlorë u ndërtua (por jo bypassi i Fierit, që do të lejonte vazhdimësinë e autostradës). Ndërkohë autostrada Rrogozhinë-Elbasan u harrua dhe filloi ndërtimi i një autostrade që do të lidhte TEG-un me Elbasanin përmes një tuneli të kushtueshëm poshtë malit të Krrabës. Gjithashtu, filloi ndërtimi i superstradës Qukës-Qafë Plloçë, që do ta shkurtonte kohën e vajtjes për në Korçë, si dhe Rruga e Arbërit, që do ta shkurtonte kohën e vajtjes për në Peshkopi. Kurse vajtja për në Shkodër mbeti përsëri një kalvar i vërtetë automobilistik…

Në dhjetë vjetët e para të qeverisë Rama, ende nuk është hapur ndonjë segment i ri autostrade në drejtim të Shkodrës – vetëm ka filluar puna për segmentin Thumanë-Kashar, me koncension të mbrojtur me garanci financiare nga buxheti i shtetit (që nuk dihet se kur do të përfundojë). Ndërkohë, janë përfunduar plotësisht segmentet e autostradës që lidh Tiranën e Durrësin më Vlorën, si dhe TEG-un me Elbasanin.

Teksa vazhdon puna për përfundimin e superstradës Qukës-Qafë Plloçë dhe Rrugës së Arbërit, qeveria Rama ka hapur një front të ri pune për superstradën që do të lidhë Orikumin me Rezortin e Palasës përmes një tuneli poshtë malit të Llogarasë (të finacuar krejtësisht nga buxheti i shtetit). Kurse vajtja për në Shkodër mbetet përsëri një kalvar i vërtetë automobilistik…

Dhe lind pyetja, edhe sa vjet do t’i duhen Shkodrës që të lidhet me autostradë me Lezhën, Laçin, Tiranën, Rinasin, Durrësin, Lushnjën, Fierin e Vlorën, në mënyrë që të bëhet edhe ajo pjesë e bumit turistik që po përjeton Shqipëria perëndimore?

TË FUNDIT
1 javë
Naser Hani, atdhetari nga Veleshta që i dha shumë shqiptarisë
2 javë
Rritja partive nacionaliste në Parlamentin e BE-së mund të ketë implikime për Maqedoninë dhe më gjerë
2 javë
Shkundja "FLontit" dhe kush po i ha "GURABIJAT"!
2 javë
Edhe PPD-ja i fitoi zgjedhjet dhe iku në opozitë, por s’qante si ti o Ali Ahmeti!
2 javë
Meloni në Shqipëri, ama duhet dhe qasje konstruktive, rajone europiane në Ballkan,investime, etj

ME TE LEXUARA

No data was found

LEXO MË SHUMË

Naser Hani

Naser Hani, atdhetari nga Veleshta që i dha shumë shqiptarisë

muhamer pajaziti

Rritja partive nacionaliste në Parlamentin e BE-së mund të ketë implikime për Maqedoninë dhe më gjerë

Naser Pajaziti

Shkundja “FLontit” dhe kush po i ha “GURABIJAT”!

fejzi hajdari

Edhe PPD-ja i fitoi zgjedhjet dhe iku në opozitë, por s’qante si ti o Ali Ahmeti!

muharrem salihu

Meloni në Shqipëri, ama duhet dhe qasje konstruktive, rajone europiane në Ballkan,investime, etj

durresi plazh bregdeti deti shqiptar golem

Shqipëria e përmbytur nga turistë qoftesh e jo milionash…!?

isabel alende

Isabel Alende: Pse njerëzit janë lodhur nga demokracia dhe po përqafojnë diktaturat

urim hasipi

Me marrëveshjen e Ohërit është thyer ëndrra e shqiptarëve

adnan azizi

Strofulla e fundit e maskarenjëve është “patriotizmi”

INFO

NA NDIQ