Kur do të ndodhë pajtimi i shqiptarëve dhe serbëve sipas William Walker?

0

Miku amerikan i shqiptarëve, William Walker, e sheh si të vështirë pajtimin e Kosovës dhe Serbisë në një të ardhme të afërt.

“Shumë gjëra mund të ndodhin nga tash dhe në një të ardhme mund të keni rënien e Qeverisë. Disa më thonë se Qeveria do të bie javën e ardhme, nuk i besoj kësaj. Disa udhëheqës që mendoja se ishin të mirë kanë shkuar. Që 20 vjet është e njëjta kupolë, sikurse ka qenë edhe ditën kur është shpallë pavarësia”.

“Heronjtë e luftës sigurisht se janë patriotë dhe secili prej tyre kanë rrezikuar jetën e tyre gjatë konfliktit, por s’janë të duhurit që të shtyjnë Kosovën drejt komunitetit ndërkombëtar, ndoshta prej tyre janë”.

“A do të ndodhë kjo këtë vit apo tjetrin është e vështirë për t’u thënë. Shpresoj që do të ketë një rregullim sot apo nesër”.

“Kam pasë fjalinë magjike për ta theksuar që do të lëvizte atë pak edhe pak më afër, do ta shkruaja por nuk ka plumb magjik. Shpesh pyetem se cili është mesazhi im për kosovarët dhe unë jam pesimist sepse e dëgjoj realitetin. Ju i dëgjoni ndërkombëtarët më shumë se ç’duhet. Por nëse ka një mënyrë që mund t’i hiqni disa pjesë prej atyre është mirë për ju”.

“E dyta jo vetëm shqiptarët por e gjithë popullësia këtu duhet të jeni krenar me gjuhën, kutlurën dhe të ardhmen tuaj. Nëse nuk e bëni një gjë të tillë nuk zëni pozicion dhe nëse nuk mundoheni që sjellni kontrollin tuaj personal se çfarë po ndodh në këtë lojë”.

William Walker në Zona B tha se ndjehet i shokuar kur dëgjon disa kosovarë se është më mirë të kthehet pushteti i [Josip Broz] Titos apo [Sllobodan] Millosheviqit.

“Disa i dëgjoj duke më thënë se nëse do të kthehet Millosheviqi apo Tito do të ishte më mirë. Ju them mos e thuani më këtë fjalë Këtë e kam dëgjuar shpesh edhe prej njerëzve të mençur. Jam i shqetësuar me mënyrën e mendimit këtu”.