Kur do të përfundojë pandemia e koronavirusit? Shkencëtari britanik jep lajmin e shumë pritur

Britania e Madhe do të lërë pas pjesën më të madhe të pandemisë në shtator sipas arkitektit të bllokimit ,Neil Ferguson. Ferguson është shprehur se efekti i vaksinës ka ndryshuar rrënjësisht pamjen dhe ofroi një parashikim optimist për betejën me virusin. Sipas ekspertit të Kolegjit Imperial i cili luajti një rol kryesor në bllokimin e parë do të ketë rritje të rasteve kur shkollat të rihapen, por numri i njerëzve që vdesin ose sëmurën rëndë është zvogëluar.

‘Ndikimi i vaksinave ka qenë i madh në zvogëlimin e rrezikut të shtrimit në spital dhe vdekjes. Unë kam besim se deri në fund të shtatorit ose tetorit do të lëmë pjesën më të madhe të pandemisë pas nesh.’ është shprehur Ferguson për Today. Ferguson nënvizoi se kjo situatë do të jetë proporcionale drejtpërdrejt me shpejtësinë e vaksinimit. Kjo deklaratë e tij vjen kur numri i rasteve me COVID-19 është ulur ditën e djeshme 24 950 raste krahasuar me 46.558 të raportuar më 20 korrik.

Prof Ferguson, i cili është një anëtar i këshilltarëve të qeverisë SAGE, tha se është ende “shumë herët për të treguar” se cili do të jetë efekti i heqjes së kufizimeve në 19 korrik. Ai kishte paralajmëruar se ishte “pothuajse e pashmangshme” që lëvizja në Hapin 4 të udhërrëfyesit mund të çonte në 100,000 raste të përditshme – por tha se ishte i lumtur që u vërtetua i gabuar.