Kur duhet të pini qumësht, në mëngjes apo në mbrëmje?

Picture of INA
INA

10/08/2023

Qumështi është një nga produktet më të konsumueshme të bulmetit.

Megjithatë, koha e pirjes së tij është thelbësore në përthithjen e ushqyesve nga organizmi apo në marrjen e disa vlerave të caktuara.

Proteinat – Nëse dëshironi të merrni më shumë proteinë në mëngjes, atëherë qumështi duhet pirë gjatë këtij vakti të rëndësishëm. Përveç proteinës qumështi ofron edhe magnez, fosfor dhe vitamina.

Aktiviteti fizik – Nëse preferoni të kryeni aktivitet fizik në mëngjes, atëherë qumështin duhet ta pini gjatë këtij vakti për të furnizuar organizmin me proteina dhe kalcium. Kockat dhe muskujt kanë nevojë për kalcium dhe proteina për t’u rritur dhe zhvilluar.

Nepsi – Nëse dëshironi të jeni të ngopur për më gjatë, mëngjesi është koha më e mirë për të pirë qumësht. Megjithatë, nëse qumështi ju shkakton fryrje atëherë pijeni në mbrëmje.

Pagjumësia – Nëse keni probleme me gjumin, atëherë në mbrëmje të pini një gotë me qumësht të ngrohtë. Qumështi do t’ju qetësojë dhe do t’ju ndihmojë të flini mirë.

Çlodhja – Nëse ndiheni të lodhur, atëherë duhet të pini qumësht në mbrëmje. Qumështi përmban aminoacide që e ndihmojnë trurin të çlirojë serotoninë. Qumështi gjithashtu ju ndihmon të qetësoheni.

Tretja – Për një tretje më të mirë zgjidhni të pini qumësht të ngrohtë dhe jo të ftohtë. Sigurohuni që të mos abuzoni me konsumin e qumështit, sepse nëse e teproni do të dëmtoni shëndetin. Sasia e mjaftueshme e qumështit është 150-200 ml në ditë.

Disa këshilla për qumështin

Mos e zieni ose ngrohni qumështin shumë shpesh, sepse nxehtësia ndikon në pasurinë e ushqyesve të tij.

Gjatë zierjes së qumështit përzieni atë rregullisht me lugë druri. Kur ta vendosni qumështin në zjarr, mbajeni temperaturën të ulët dhe jo të lartë.

Pas zierjes dhe ftohjes, qumështi duhet mbajtur në frigorifer deri në përdorimin e radhës. Qumështi duhet ngrohur ose zier në sobë dhe jo në mikrovalë.

TË FUNDIT
2 ditë
Temperaturat e larta, ja çfarë rekomandojnë dermatologë për mbrojtje të lëkurës
3 ditë
Taravari vizitoi familjen e foshnjës së dhunuar: Dhunuesit do të dënohen!
5 ditë
Disa ushqime që ju ndihmojnë të mos të plakeni
5 ditë
Mjekët: Fëmijët dehidrojnë nga kondicionerët, bëni kujdes!
1 javë
Virusi i barkut “pushton” spitalet e Shkupit, mjekët rekomandojnë përdorimin e lëngjeve

ME TE LEXUARA

No data was found

LEXO MË SHUMË

diell trup rrezitje

Temperaturat e larta, ja çfarë rekomandojnë dermatologë për mbrojtje të lëkurës

rexhep memedi taravari

Taravari vizitoi familjen e foshnjës së dhunuar: Dhunuesit do të dënohen!

boronica dredheza peme

Disa ushqime që ju ndihmojnë të mos të plakeni

mjeke

Mjekët: Fëmijët dehidrojnë nga kondicionerët, bëni kujdes!

Klinika Shkupi Spitali Shkup

Virusi i barkut “pushton” spitalet e Shkupit, mjekët rekomandojnë përdorimin e lëngjeve

ushqim2-707x383-600x360

Ajo që hamë në të 40-at formon cilësinë e jetës në të 70-at. 5 këshillat

UJI

Sa gota ujë duhet të pini në ditë?!

taravari mjeket

Spitali i Tetovës, prioritet i ministrisë së Shëndetësisë

spitali shqiperi onkologji

Edhe Shqipëria me skandal në onkologji: Terapinë për kimioterapi nga publikja, i kanë shitur te qendrat private

INFO

NA NDIQ