Kur erdhi Rusia dhe kush ja hapi dyert në Maqedoni?!

Naser Pajaziti

Rusia dhe ndikimi rus në Maqedoni nuk është i sodit, por ai është këtu para më shumë se 10 viteve, kur në 2008 në Samitin e Bukureshtit dështoi anëtarësimi në NATO.

Që atëherë rusët nisën zbarkimin e fuqishëm. Atëkohë iu hapën dyert nga pushteti i asaj kohe nën drejtimin e Nikolla Gruevskit.

Andaj disa politikanë mos të na shesin dokrra!

Fronti brutal rus kulmoi më 27 prill 2017, me ngjarjet në Kuvendin e Maqedonisë, kur ishte beteja apo grrahmat e fundit antiperëndimore.

Më kujtohet prilli i atij viti, kur kalimthi përskaj kafenesë me emrin “Putin” në Shkup të binte në sy raca ruse, fytyra që krijonin përshtypjen se përvjedhin hapat e çdo kalimtari, duke lënë për të kuptuar se diçka po përziejnë me “sallatën” ruse.

Edhe një koleg maqedonas atëkohë rrëfente me detaje se diçka po zihet me rusët, dhe se ata nën petkun e njerëzve të organizatave të ndryshme misionare e mediatike, po bënin përpjekjet e fundit në betejën e tyre.

Lufta e ashpër hibride me “fake news” dhe lajme speciale vijon të jetë arma e fundit e kësaj beteje.

Sipas një hulumtimi vite më parë të OCCRP, Nova TV dhe KRIK, të publikuar në “The Guardian”, shërbimi rus funksionon dhe punon nën kontrollin e qendrës ruse të spiunazhit në Beograd.

Ky mision rus vazhdon, por nuk po i dalin llogaritë.

Pra, ujku në torishtë është që moti, por edhe delet nuk janë në numër!

*postim në facebook