Kur është koha për të blerë bileta të lira avioni? E zbulojnë ekspertët

INA
INA

31 Korrik, 2023

Disa nuk kanë pasur kohë as të shkojnë në det dhe të freskohen nga vapa që theu të gjitha rekordet këtë verë dhe tashmë ka ardhur koha të mendojnë për blerjen e biletave të avionit për pushimet dimërore. Ekspertët thonë se mos mendoni shumë gjatë.

Pas ndalimit për shkak të pandemisë së koronavirusit, trafiku ajror është rikthyer në ritëm të plotë dhe ekspertët presin që ai të vazhdojë edhe gjatë sezonit të festave të dimrit.

Shifrat janë në të njëjtin nivel, nëse jo më të lartë, se në vitin para pandemisë 2019.

Ekspertët thonë se fundi i korrikut është momenti i duhur për të nisur planifikimin e udhëtimeve të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve, por jo blerjen e biletave.

Pandemia ka çuar në një tendencë të re, udhëtarët kanë filluar të planifikojnë udhëtimet e tyre në minutën e fundit dhe shpesh biletat blihen pak para udhëtimit, prandaj mund të mungojnë shumë përfitime dhe zbritje të ofruara nga kompanitë gjatë vitit.

Sipas ekonomistëve, koha më e mirë për të blerë bileta ajrore të lira është java e dytë e shtatorit.

Jeff Klee, CEO i CheapAir.com, thotë se rregulli universal është të rezervoni bileta rreth 70 ditë përpara ditës së udhëtimit.

Një tjetër ekspert shprehet se sekreti për të blerë një biletë ajrore të lirë është të rezervoni gjithmonë sezonin e kundërt.

“Mendoni si të blini një pallto dimërore. Kur janë në shitje? Gjate verës. Kur dalin në shitje rrobat e banjës? Në dimër… Është e njëjta gjë me udhëtimet”, tha Klee.

Edhe çmimet për disa fluturime do të dyfishohen në muajt e ardhshëm, paralajmërojnë ata./abcnews.al

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

iphone dyqan

Sa rroga nevojiten për iPhone 15 në Maqedoni dhe në rajon

market

AUV: Ushqimi që importohet në RMV – i sigurtë!

supermarketet-800x445

Mbyllen edhe 10 markete që nuk kanë zbritur çmimet!

Digital era Romaing

Prej sot roamingu me BE më lirë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

rinas aeroporti nene tereza

Aeroporti “Nënë Tereza” shifra rekorde, 5.2 milionë udhëtarë nga fillimi i vitit

euro

Rriten rrogat në Mal të Zi, ja sa shkon mesatarja

durres-plazh-bregdet

Bumi turistik dështon të sjellë bum ekonomik

solar rryme fotovoltaik

Në Maqedoni sot hapet parku më i madh solar në rajon

pensionist-pleq

Nga 1 tetori nis shpërndarja, Rama: Mbi 767 mijë të moshuar do të përfitojnë rritjen me 8.6% të pensionit të tyre

INFO

NA NDIQ