Kur gomarët mundohen të gjykojnë burrat e mençur

Picture of INA
INA

05/07/2025

Halil Geci

Në një kohë kur fjala është bërë më e lirë se mendimi, dhe zëri më i fortë se arsyeja, kemi një mori figurash që ngatërrojnë të drejtën për të folur me zotësinë për të kuptuar.

Sot, shumë nga këta “zëra” të zhurmshëm, me njohuri sipërfaqësore dhe fjalor të cunguar, i gjen në çdo studio televizive, rrjet social apo kafene, të ngutur për të gjykuar Albin Kurtin – një lider që, pavarësisht bindjeve politike të secilit, nuk mund t’i mohohet vendosmëria dhe përkushtimi i pakompromis ndaj interesit publik.

Ky shkrim nuk është thirrje për adhurim, por një reagim i domosdoshëm ndaj zhurmës që vjen nga ata që nuk kanë mësuar ende as alfabetin e gjuhës shqipe, dhe që në vend të leximit të librave, merren me vendosjen e etiketave boshe.

Kur gomarët dhe zuzarët u bënë “loparë” të së vërtetës, dhe filluan të vlerësojnë Kurtin, lind pyetja:

Si mund të gjykojë një njeri që nuk i njeh as 36 shkronjat e gjuhës së vet?

E madje dhe ata që i dinë, nuk arrijnë t’i dallojnë shkronjat e shtypit nga ato të shkrimit me dorë…

Por sot – ironikisht – këta na dalin si “analistë”, “ekspertë” dhe “vlerësues” të Albin Kurtit!

Kritikat e tyre janë njësoj si gomari i ngarkuar që pirdhet para mullirit dhe pastaj vikat:

“IAAAA, IAAAA!”

Shumë zë, pordhët në rresht, mendimi – askund.

Thjesht zhurmë pa thelb, fjalë pa dije.

O ju “gjykatës” të shekullit të 18-të, që flisni me mllefin e injorancës dhe sharjeve rrugësore –

mbani radhë me të folur! Sepse me ulërima nuk fshihni boshësinë tuaj, përkundrazi, e nxirrni në shesh.

Nuk ka nevojë të shani një njeri që ka fituar besimin e popullit, sepse, thellë në vetvete, e dini që as nuk mund t’i afroheni, e as nuk mund ta zëvendësoni.

Pra, po deshët me kritiku Kurtin:

E para: mësoni shkrim e lexim.

E dyta: mos e turpëroni vetveten duke u sjellur si gomarë që s’dinë pse rendojnë.

Nuk është turp të mos pajtohesh me dikë.

Turp është ta kritikosh pa dije, pa argument dhe me gjuhë rrugaçësh.

Albin Kurti nuk është i përsosur – askush nuk është.

Por ai nuk mund të barazohet me ata që, në vend të shtetit, mendojnë për tenderin; në vend të qytetarit, për kolltukun.

Ai ka guxuar të ecë kundër rrjedhës, të përballet me sistemin dhe të flasë kur të tjerët kanë zgjedhur të heshtin.

Prandaj, përpara se të gjykoni njerëz që punojnë për ideal, ndaluni një çast dhe pyeteni veten:

KUSH JE DHE ÇFARË DIN?

Pastaj, ndoshta do ta kuptoni më qartë në emër të kujt po bëni këto sharje primitive

TË FUNDIT

Bastisje në dy lokacione në Shkup!

ASH-Taravari: Ligji i ri për bixhozin është mashtrim – nuk ndalon, por e kthen në monopol shtetëror

Gashi për “Fokus”: Është koha të ndalen përçarjet dhe të hapet tema e bashkimit!

Në Maqedoni mungojnë 6 mijë infermierë

Mbyllet rruga rajonale Shkup-Tetovë, shkak zjarri masiv

Hati feston ditëlindjen, biznesmeni që i qëndroi pranë ngjall dyshime

ME TE LEXUARA

1
Bastisje në dy lokacione në Shkup!
1
ASH-Taravari: Ligji i ri për bixhozin është mashtrim – nuk ndalon, por e kthen në monopol shtetëror
1
Gashi për “Fokus”: Është koha të ndalen përçarjet dhe të hapet tema e bashkimit!
1
Në Maqedoni mungojnë 6 mijë infermierë
1
Mbyllet rruga rajonale Shkup-Tetovë, shkak zjarri masiv

LEXO MË SHUMË

Bastisje në dy lokacione në Shkup!

ASH-Taravari: Ligji i ri për bixhozin është mashtrim – nuk ndalon, por e kthen në monopol shtetëror

Gashi për “Fokus”: Është koha të ndalen përçarjet dhe të hapet tema e bashkimit!

Në Maqedoni mungojnë 6 mijë infermierë

Mbyllet rruga rajonale Shkup-Tetovë, shkak zjarri masiv

Hati feston ditëlindjen, biznesmeni që i qëndroi pranë ngjall dyshime