Kur matematikë ligjëron një historian!

Picture of ina-online
ina-online

13/09/2024

Anëmsha SHABANI

Shkup, 13 shtator – Viteve të fundit, shkollat fillore dhe të mesme përballen me mungesë të mësimdhënësve në lëndët e Matematikës, Fizikës, Biologjisë dhe Kimisë. E gjitha kjo si pasojë e uljes së dukshme të numrit të studentëve për të studiuar këto drejtime. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS), numri i studentëve të diplomuar në matematikë dhe shkenca tjera natyrore ka rënë ndjeshëm. Kjo ka ndikuar që shkollat fillore dhe të mesme të kenë mungesë të mësimdhënëseve për këto lëmi. Profesori universitar, Avzi Mustafa, thotë për gazetën KOHA se gjersa kuadri po pensionohet, studentët po orientohen në fusha të ndryshme më fitimprurëse dhe “në trend”, duke i lënë mbrapa shkencat natyrore.

“Është e qartë tashmë se studentët fokusin e kanë larguar nga shkencat natyrore si Fizika, Biologjia, Matematika e Kimia. Arsyeja tashmë dihet, janë pagat e ulëta, me aq pagë sa marrin këta profesorë, asnjë i ri nuk mund ta mbaj familjen në të ardhmen”, tha Mustafa, ndërsa fajëson Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH) se nuk ka asnjë Strategji për t’i motivuar maturantët që të studiojnë shkencat natyrore, duke u ofruar atyre, për shembull, studime krejtësisht falas dhe bursa më të mira për shkencat natyrore.

“Zgjidhja e vetme gjendet tek MASH-i, ata duhet të gjejnë mekanizma për ti motivuar nxënësit. Nxënësit që zgjedhin të studiojnë shkencat natyrore, duhet të jenë të liruar nga pagesat e shkollimit, madje edhe të marrin bursa të veçanta posaçërisht për ta. Por, në mungesë të stimulimeve dhe duke e ditur se pagat në arsim janë të ulëta, ata dekurajohen!. Është e dhimbshme të shohësh që lëndën e Matematikës e mban një profesor i artit, apo një historian – kjo nuk është aspak në rregull. Më shqetëson se si MASH-i nuk reagon dhe nuk interesohet për këtë problematikë shumë të madhe”, thotë Mustafa, ndërsa bën thirrje tek profesorët e shkollave të mesme që t’u shpjegojnë nxënësve se shkencat natyrore si Matematika, Fizika, Biologjia e Kimia janë vërtetë pasuri e mendjes.

Arsye tjetër që nxënësit i ikin studimeve të shkencave natyre është edhe dëshira për të arritur më lehtë deri suksese. Po zgjedhin rrugët më të lehta dhe nuk po sakrifikojnë aq shumë nga vetja. Për ta, këto lëndë siç duket janë “lëndë të vjetruara dhe jashtë mode”, ndërkohë që kërkojnë shumë mund.

Studentja e vitit të parë, Sara Amziu, thotë për gazetën KOHA se pavarësisht se ishte e talentuar në Matematikë, megjithatë ajo zgjodhi arkitekturën. Madje, sipas saj, lënda si Matematika po zëvendësohet me shkencat kompjuterike.

“Unë zgjodha Arkitekturën, nuk pres të punësohem menjëherë, sepse kam familjarë që po presin me vite për një vend pune. Mirëpo, me këtë drejtim do mund të fitoj edhe pa qenë e punësuar dhe pa pasur nevojën e institucioneve. Sa i përket Matematikës, është lënda ime e preferuar, mirëpo mendoj se tani studentët po e zëvendësojnë atë me shkencat kompjuterike, pra ‘Matematikë e avancuar’ dhe mendoj që kjo arsyeton edhe zëvendësimet nëpër shkolla”, deklaroi studentja. Ndër të tjera, edhe disa nga profesorët dhe mësimdhënësit theksojnë se kjo dukuri po ndodh si pasojë e migrimit, ku numri i studentëve po bie dukshëm jo vetëm në këto shkenca natyrore, por edhe në drejtimet e tjera. (koha.mk)

TË FUNDIT
41 minuta
Aksion i madh policor në Maqedoninë e Veriut, në pranga doganierë dhe policë
4 orë
Kasami: Hapja e kapitujve të parë për Shqipërinë, lajmi më i mirë për të gjithë ne!
5 orë
Sela uron Shqipërinë: Edi Rama, shembull që duhet të ndiqet nga politikanët e vendit
5 orë
Hapja e kapitujve të parë për anëtarësim, Kurti uron Shqipërinë: I gëzohemi fort kësaj arritjeje
5 orë
Sërish regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut

ME TE LEXUARA

1 ditë
Funksionarët e FE-së sa ishin në pushtet mbështetën shfuqizimin e Balancuesit
9 orë
Hapja e negociatave Shqipëri – BE, Qeveria e RMV-së përcjell urimet
2 ditë
11 tërmete shkundin Serbinë, lëkundjet ndihen dhe në Kosovë
1 ditë
Akademia e gjykatësve me drejtor të ri
4 orë
Kasami: Hapja e kapitujve të parë për Shqipërinë, lajmi më i mirë për të gjithë ne!
1 ditë
Stojanovski: Ka krim epik në energjetikë! Do të habiteni nga shumat e shpenzuara

LEXO MË SHUMË

policia mvr

Aksion i madh policor në Maqedoninë e Veriut, në pranga doganierë dhe policë

Bilall Kasami

Kasami: Hapja e kapitujve të parë për Shqipërinë, lajmi më i mirë për të gjithë ne!

ziadin sela

Sela uron Shqipërinë: Edi Rama, shembull që duhet të ndiqet nga politikanët e vendit

kurti rama

Hapja e kapitujve të parë për anëtarësim, Kurti uron Shqipërinë: I gëzohemi fort kësaj arritjeje

termet

Sërish regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut

German Foreign Minister Annalena Baerbock speaks during a news conference following a meeting with her Polish and French counterparts in Lodz, Poland March 1, 2022. Tomasz Stanczak/Agencja Wyborcza.pl via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY. POLAND OUT. NO COMMERCIAL OR EDITORIAL SALES IN POLAND.

Baerbock: Ndryshimet kushtetuese janë hap kyç për fillimin e negociatave të Maqedonisë me BE-në

lsdm vmro

Përderisa Shqipëria po negocion me BE-në, VMRO-DPMNE dhe LSDM me akuza kush është bllokuesi më i madh

ivan stoilkovic

“E aprovoi gjenocidin në Srebrenicë” – partitë dhe shoqatat boshnjake kërkojnë të përshpejtohet hetimi ndaj Stoillkoviqit

Marko Jakshiq

Politikani serb nga Kosova letër Vuçiqit: Ti fshihesh pas sulmit në Banjskë dhe largove serbët e Kosovës nga puna

INFO

NA NDIQ