Kur qan zemra e mërgimtarit shteret edhe oqeani!

ina-online
ina-online

19 Shtator, 2023

Shkruan: Florim ZEQA

Zemra e ne mërgimtarëve çdo ditë qanë për vendlindjen që e kemi lënë! Bashkë me vendlindjen i kemi lënë familjet dhe kujtimet më të bukura të fëmijërisë dhe rritës sonë. I kemi lënë miqtë dhe shoqërinë.

Me trup në dhe të huaj, me mendje në vendlindje

Gjatë periudhës së luftës çlirimtare, në vendin e punës vetëm kur e godisja me kokë ndonjë trup të fortë zgjohesha shpejtë nga meditimi për vendlindjen, familjen miqt dhe shoqërinë.

Vetëm ata që e kanë provuar, të tjerët nuk e kuptojnë dot këtë ndjenjë të thellë shpirtërore të mërgimtarëve.

Zemra e mërgimtarit çdo ditë loton e nuk pushon së qari për vendlindjen sado të katandisur nga kusarët politikë. Mërgimtarin e zë gjumi dhe zgjohet me ëndrrat për kthim në atdhe, kurse politikanin e zë gjumi dhe zgjohet nga gjumi duke ëndërruar ngritjen në karrierë politike dhe pasurim të paligjshëm.

Krahas nostalgjisë për vendlindjen dhe thyerjeve shpirtërore që përjetonim nga abuzimet e njerëzve të papërgjegjshëm, jetonim me shpresën e madhe për një të nesërme më të mirë.

Nuk ishte aspak e lehtë për neve që na duhej të punonim çdo ditë pandërprerë në vendet e punës, përderisa nuk e dinim me javë e muaj të tërë për fatin e familjeve tona në flakët e luftës.

Përkundër kësaj situate asnjëherë nuk jemi ndalur së vepruari për të mirën e vendit dhe bashkatdhetarëve.

Kur qan zemra syri loton

Për ta kuptuar më mirë kuptimin e fjalisë së mësipërme, po ua përshkruaj momentin kur e kam marr lajmin për masakrën e forcave serbe mbi Familjen Jashari në Prekaz.

Ishte fillimi i Marsit 1998, asokohe isha pa familje dhe banoja në një banesë kolektive me emigrant nga shtete të ndryshme ballkanike dhe aziatike. Dy vëllezër algjerian (Gharbi) e kishin blerë një Antenë Satelitore për t’i përcjellë programet në gjuhën e tyre. Mirëpo në shenjë miqësie dhe respekti që kishin ndaj meje çdo mbrëmje në orën 18 e 30 e ndërronin vet kanalin, duke e hapur Televizionin Shqiptar, për të më mundësuar përcjelljen e lajmeve të mbrëmjes.

Në momentin e dëgjimit të lajmit dhe shikimit të pamjeve nga masakra e forcave serbe ndaj Familjes Jashari në Prekaz më kishin pa tradhtuar lotët! Në atë moment, njëri nga vëllezërit algjerian më pyet me zë të ulët; “Janë familja jote”?

“Janë pak më shumë se familja ime, janë familja e të gjithë shqiptarëve”, dhe vazhdova me sqarimin e gjithë asaj që kishte ndodhur asokohe ndaj kësaj familje shqiptare. Algjeriani mbeti i habitur dhe i tronditur nga rrëfimi, më ngushëllojë sikur të ishin familjarët e mi!

Ndjenja e brendshme shpirtërore është reflektim i shpirtit të njeriut. Nuk janë fjalët ato që e tregojnë shpirtin e njeriut, por është ndjenja e brendshme shpirtërore e cila shpërthen nga jashtë me emocione të papërshkruara me fjalë. Kur qan zemra e mërgimtarit shteret edhe oqeani!

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Ramush-Haradinaj-ne-veture

Paqen në Kosovë askush s’mund t’a rrezikoj

xhelal svecla

Demaskimi i Serbisë

Lutfi Dervishi

Kur drejtësia bëhet për tik tok

anisa bahiti

Vuçiçi “evropian” u zhduk, u kthye Vuçiçi radikal!

xhevdet nasufi

Dialogu pas 24 shtatorit

cun

Edhe njiherë po t’them: – O teveqeli i Shqipnisë!

flamuri-kuq-e-zi

“Shqiptarët nuk janë trima, nuk kanë qejf të vdesin, sa më larg frontit aq më të çartur janë”

Vucic Vulini

Qasja e Perëndimit ndaj Vuçiçit ‘të padjallëzuar’ rrezikon të destabilizojë Ballkanin

Kim Mehmeti

Kosovën më shumë e ka dëmtuar Rama se sa Vuçiqi?

INFO

NA NDIQ