Kur shqiptari bie në gjumë me fjet

Iliria News Agency
Iliria News Agency

29/03/2023

Fërgim Demiri lindi në prill të vitit 1961 në shtëpinë e gjyshit në fshatin Nerovë të Krushevës, ku e kreu edhe shkollën fillore. E, në fshatin fqinj Zhitoshë, edhe katër vite të tetëvjeçares, shkollës fillore në Katund.

Pas mbarimit të tetëvjeçares, ai do të niset për mësime në shkollën e mesme të mësuesisë: Shkollën Normale në Prishtinë, në vitin 1975, ku me shum sukses e kryen edhe maturën në atë shkollë, nga ku mbushet me dituri maksimale. Sepse, në atë shkollë ishte kuadri mirëfilltë mësimdhënës i kohës.
Në vitin 1980 -të, gjatë regrutimit për në ushtrinë jugosllave, ai dallohet me testimet që i kishte bërë atje, dhe në vend ushtar i thjesht, ai regrutohet dhe pranohet në shkollën e lartë Ushtarake të Jugosllavisë për siguri dhe kundërzbulim. Pas mbarimit me sukses në Akademinë Ushtarake në Sarajevë, ai integrohet si detektiv sigurie në aeroportin ushtarak në Mostar, nga ku më vonë sipas nevojave e çvendosin në Fshehtoren në Kluc, e mandej karierrën në Ushtri si Toger i klasit të Parë dërgohet në Aeroportin më të madh nëntoksor në shërbim si Agjent Ushtarak me detyra speciale, në Veljaca: ku, pas një kohe në vitin 1985 -të, përplaset me një Gjeneral serb, dhe denohet me 2 vjet burg me kusht. Dhe, largohet e suspendohet nga ushtria jugosllave e ‘Vëllazërim-bashkimit”.
Pas kthimit në vendlindje, në fshat: prinderit e tij më nuk jetonin, dhe u nis drejtë Manastirit. Atje, u regjistrua në Akademin Pedagogjike: Grupin Histori dhe Gjeografi, ku me sukses e kreu, por në arsim, shumpak punoi, duke mos i dhën hapsirë sistemi i atëhershëm për të gjetur punë. Nga që, u detyrua deri ne vitin 1989 –të, punojë në industri dhe prodhim, deri në falimentimin e asaj sipërmarrje.
Pas rënjes së Jugosllavisë së kalbur, u kyç në jetën shoqërore dhe politike, themelues i degës së PPD -ës në Manastir. Fillimi i themelimit të SHKA “Bashkimi”, hapjet e Radio Stacioneve private në shqip “Estradafonia” dhe “Jehona”. Bashkëpunimi me Radiot Publike MRTV programi në gjuhën shqipe, fillimi i studimeve në Tiranë në Akademinë e Arteve, Fakulteti i Kulturologjisë, e më vonë kreu dhe shkollën e Gazetarisë në Institutin për Media në Shkup.
Fërgimi, mori pjesë edhe në ujërat e Muzikës, drejtonte shoqatën kulturore artistike. Vetë, gjithashtu ka dy albume me këngë që krijoi vetë si autor i teksteve dhe muzikës së këngëve, një ndër themeluesit e Festivalit të Madiave Muzikës së lehtë në Maqedoni “NOTA FEST”. Dhe, gjithashtu pjesmarrës si kantautor me melodinë “Shoqes”. Shkrimtar, dhe poet që i kanë mbetur të pa botuara mbi 300 poezi, dhe një roman tregimorë, “KANUNI I DASHURISË”.
Para 21 vitesh, ndaj këtij letrari: artisti, autori dhe dijetari, filloi kampania përndjekse, ku ngeli dhe pa punë, sepse: pushteti e kishte të padëshirueshëm.
Fërgimi ka prejardhje nga një familje patriotike dhe atdhedashëse nga Zajazi. Gjyshi i tij kishte luftuar për Shqipëri Etnike gjat Luftës së dytë Botërore, anëtar dhe luftëtarë i Ballit Kombëtarë. Alim Elez Deva me nofkën, MANGUPI. Dhe, për kët shkak, se: Sot, e kësaj dite mohohet edhe lufta atdhetare e Gjyshit të tij, edhe ky vet si një apostull diturie, ku shumë vështirë është të jetosh e përballosh në një qytet siç është Manastiri i cili ka ngelë për fat të keq, vetëm me 2% popullat Shqiptare.

HALLDUPI DHE DUDUMI

Një ditë ishin takuar në duel Halldupi dhe Dudumi. Dhe, në vend që të flisnin për hallet e tyre të popullit shqiptar, që u ngjiten lartë partive politike, ata bënin matematika: kush, e si do vjedhë më shumë nga populli. Dhe, kush më shumë do të punësojë familjarët e vet në Qeverinë e “vëllazërim – bashkimit”..
Mirëpo, kjo biseda u doli për mejdani. Dhe, përlau marrëzia në opinion. Halldupi, me keqardhje duke ju kërcënuar gazetarëve: pse, po e pysnin për të birin, si ka mundesi të hyjë në institucionet shtetërore, kur në vend nuk funksionon asgjë?! Ai uluriti si i marrë, dhe i la gojëhapur të shkretit gazetarë.
Edhe, Dudumi i ka punësuar nipërit e vet, dhe tani po punëson halla e teze, nipër e mbesa. Dhe, deklarohet: po, çka lidhje ajo që ndeshet me ligjin. Edhe ata, janë të barabartë si të tjerët të kërkojnë punë.
E, ama: nuk është njësoj si në “demokraci”. Nuk, e kanë Peshkopin dajë, që të bëheshin priftërinjë, në Kishë. Shkaku, se: kështu ia kanë thënë asaj kënge popullore me çifteli: Dudumët dhe Halldupët, në ”Liri”…
Zhvishnje popullin pa brekë në trup! Petka të grisura, arnë përmbi arnë. Nuk i kanë, Sot: hije, tirqi e xhamadanë pa Liri. Aqmëpk, Struke krahëve pa “nagëntë” dhe fishekë dum-dumë në gojë. Brez. Patjetër, edhe një fishek duhet ta ketë “nagënti” Babait ende i pashkrepur në gojë. Po, edhe me Penën në krah. Dhe, brez pas brezi, sakrifikosh veten për lesh e “Liri”, se: i dukesh i ri.
Nuk ka problem. Edhe, pse: mund të përfundosh i qeth pa leshëra. Dhe, zhvishesh përmejdani lakuriq përsëri para popullit. Nuk ka problem. As, gajle, mileti: Babadovleti në politikë. Por, jo: edhe, Nesër. Unë, e dua Shqipërinë!…

DOKRRA

Dul njoni nga Magjarët, se: i kishte fol nji Tate. Ene i shkulloj ke veshi dy tre fjale: Sonte, në të boj patare ta dish, i kishte thanë. Po, bli tanga të kuqe se, e di ato mëzetrit, kur u del gja e kuqe, hutohen fare.
Pranaj, tej sonte bonu gati se unë të ha. I thotë, Magjari veshëgjatë. Tata, tha me vete: meirë e ka ky, se: ne, do ta kënaqim shpejrtin natën e xhuma. Ene, në ma moushi xhepin me pare. Masanaj, më ka premtu se në më çojë në pushim në Karibet. Lumja si unë, çfryu Tata…

BALADË PËR GOMERËT

Ah të ishte vetëm Gomaria vendi jonë
Sa lezet, sa mrekulli do ishte të quheshte kështu:
gomari moj Gomari, vend i shenjtë më je ti.
Sa shum e doja pëllitjen ta degjoja në vazhdim.

II.
Gomari i fol gomarit dhe e pyet:
Ku jetojmë ne, o mik?!
Jo, i thotë ai, s’quhet akoma
Gomari i thash. Por, Gomerët janë në rrafsh.
Ke gomarë me pëllim të fortë,
por ke dhe me zë të hollë.
I pasur është ky truall. Gjithë lezet
kur Gomeri pëllet. Ymrin këtij vendi ia shtojnë.

GOMARI PLAK LA POROSINË

Dëgjoni o ju Gomerë të rinjë:
pëllisni sa të mundni më fuqishëm!
Sa të jeni të gjallë. Se, kur të ngordhni,
do mbetet vendi në hall.
Thoni çfarë të doni, por
Gomarinë, mos e harroni.
Se, ky vend tjetër nuk njeh, veç gomarë.
Pëllisni, në kupë të qiellit të ndihet ky zë…

KUR SHQIPTARI BIE
NE GJUM ME FJET

Kur Shqiptari bie në shtrojë me fjet,
Gjumi nuk e zë tue menue:
çfarë dreqnie nesër ka me marue.
Ne mend i bie shpija e të vet vëlla,
Qysh me ia xhevesh, me ia vjedh,
e me ja shkatrrue me ka krejtë.
I shkon rrotull shtratit, nuk po i bie në fije
prej kahit ka me fillue. I kujtohet, dhe thërret
afër sabahit: Eureka, ia kam qëllua.
Në agim pa zbardhë ende dita,
shkon te sana i vë zjarrin Mullarit.
Mandej, dhe Kasollës, dhe Aurit
me ja sos Lopët e Kafshët, vëllait.

Gjumi i rëndë i sabahit, si me dek kish qillue
E flaka kish marr hov, shpisë ia kishte mëshue.
Shkoi, dhe shpia me gjithë rob shpie,
Gëzim i madh te ky mjeran, e la të vëllan pa gjinie.
E gjumin rehat gjoja e kish vazhdue,
Se bani veten mjerani, si qeni kish ulurue.
E, Shqipni nuk bahet me bagëti o lum miku,
As me trathti, e zili, e as me hajni.
Harronje, se: kjo qe një përrallë shqiptare…

MOJ PARTI TA LUMSHA SYNIN
TI MI PUNËSOVE DJEM E BIJA

Moj Parti ta lumsha synin,
ti je lezeti qe shkel kufinin.
Me ty kam të drejtë t’i punësoj
në shtëpi të tanë, rod e soj
Bile, edhe pleqtë Babë e Nanë.

Moj Parti, Xhadi mi Pashalije,
Besë, e Fe Mretërie ke:
Moj Parti mi Pashalije,
na ke ba si me qenë Mretnie:
Me Tendera dhe me kapitale.
Pashallarët para s’mujn me na dalë.

Moj Parti moj bukuroshe,
rrënofsh e qofsh, e na pasurofsh qosheve.
Ta lumshim synin mi pikaloshe,
se na i ke hap dyert e “Xhenemit”!…

Përgatiti: Kalosh Çeliku

 

 

 

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Xhelal Zejneli

SHQIPTARËT DHE ORIENTIMI I TYRE

menduh thaci ali ahmeti

Paqja mes BDI-së dhe PDSH

KALOSH-CELIKU

PLAKAT VIJNË PARA PRANVERËS

MUHAMED-HALILI

Të gjitha preambulat e Maqedonisë: si u cunguan të drejtat e shqiptarëve?

dijana toska

Kauza fetare parazgjedhore!

Shaban Murati

Sovranistët e leshit

medai-shaholli

Edhe dy titistë të rinj shqiptarë nga SDSM-ja, kandidatë për deputetë!

Refik-HASANI

Serbia, përmes rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, përgaditet për luftë

Naser Pajaziti

Kush e solli Rusinë?!

INFO

NA NDIQ