Kurdët gjithnjë do të tradhtohen

0

Gjatë ceremonive të Yom Kippurit, mora një mesazh nga një prej mikeshave të mia të kamotshme. Ajo e kishte shkruar gjatë kohës sa ishte në sinagogë. Dhe në tekst shkruante: “Porsa u luta për kurdët. Kjo është punë e krisur”. Megjithëse të shkruash mesazh gjatë shërbesës është shkelje e normave të faltores, veçmas në ditën më solemne të judazimit, e tërë kjo tregonte për alarmin e madh që duhej të ngrihej në kohën kur kishte nisur inkursioni i ri i Turqisë në Siri.

Vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i tërhequr trupat amerikane nga Siria verilindore dhe zotimi amerikan për t’i shkëputur marrëdhëniet e afërta me Forcat Demokratike Siriane (SDF) ka shkaktuar zemërim të madh në kryeqytetin amerikan. Kishte njëfarë ndjenje keqardhjeje dhe nevoje për të bërë diçka në kohën kur kurdët po përballeshin me trysni të shumanshme. Ata po ndiheshin të braktisur, shkruan Koha Ditore.

Rrethanat kushtëzuese

Kritikat e ashpra ndaj Trumpit dhe zemërimi moral kundër vendimit të tij mund të jenë adekuate, por – pa afruar asnjë alternativë për presidentin – kjo pa dyshim se përbën hipokrizi. Zyrtarët amerikanë në dy administratat e kaluara asnjëherë nuk e kanë paralajmëruar qeverinë turke për pasojat që do të kishte pushtimi i Sirisë, sepse zyrtarët në Ankara e kanë ditur se nuk do të kishte kurrfarë pasojash. Shtetet e Bashkuara mezi protestuan kur presidenti turk, Recep Tayyip Erodgan, urdhëroi edhe dy inkursione të tjera në Sirinë veriore dhe kërcënoi ushtarët amerikanë gjatë procesit. Turqit mund të kenë llogaritur edhe në pjesë të burokracisë profesionale amerikane, komunitetin analitik, dhe anëtarët e Kongresit për të ofruar argumente për partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të siguruar se nuk do të ketë kosto për shkatërrimin e aleatëve amerikanë në Sirinë veriore… (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)