“Kurgjo” bullgarët, çka kemi hjek ne shqiptarët prej maqedonve

Selver Jashari

Kjo që po iu bën maqedonasve sot Bulgaria është asgjë krahasuar me atë që na bënte dikur pushteti, por dhe pjesa dërrmuese e maqedonasve, neve shqiptarëve në Maqedoni!

Sa herë që kishin mundësi, bënin lloj-lloj eksperimenti me shqiptarët e këtyre trevave!
Me dhunë, trysni, dhe propagandë të paparë antishqiptare që e “servonte” me sukses OZN, UDB, KOS, BFI…, dëbuan qindra mijëra shqiptarë për në Turqi.
Pushtetarët dhe mbështetësit e tyre e pengonin me çdo formë arsimim në gjuhën shqipe, nuk lejonin emra fëmijësh nëse emri ka domethënie historike-kombëtare, ndalonin shit-blerje pronash kur shitësi ishte maqedonas kurse blerësi shqiptarë, rrënuan muret e shtëpive,
propagandë neveritëse kundër natalitetit tek shqiptarët, e çka e çka jo tjetër…

Kur debatoja me fqinjët e kolegët e mi maqedonas ata shtireshin se nuk po arrinë të kuptojnë se çfarë po kërkojnë shqiptarët më tepër dhe kur do ndopemi së kërkuari të drejta tjera, kurse SOT, unë rri anash dhe po bëj sehir derisa po rënkojnë nga ajo që po iu bëjnë bulgarët.

Pra, ju talleshit dikur me shqiptarëve, sot atë po e bën dukush tjetër me juve!

Sqarim:
Unë nuk i urrej njerëzit më bazë të etnisë së tyre, por për besë as nuk i harroj kurrë ata individë, grupime e pushtete, që bën çmos kundër kombit tim!
Shovinizmin maqedonas dikur e kam pagu me lëkurë, tash këto talljet greko-bulgare i kam shpagim!