“Kurir”: Trump ka një plan të ri për Kosovën dhe Serbinë

0

Nën presionin e taksës së vendosur nga kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, mediat serbe këtyre ditëve kanë prodhuruar një numër të lajme të lajmeve spekulative pa kurrfarë burimi.

E përditshmja serbe “Kurir” shkruan se, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka një plan të ri për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka dërguar porosi të qartë: Serbia nuk mund të mbetet pa asgjë në Kosovë, shkruan sot kjo gazetë.

Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, John Bolton raportohet se mund ta vizitojë Beogradin dhe Prishtinën duke sjellë edhe skenare të reja për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së Kosovës, dhe atë në dobi të Serbisë, shkruan “Kurir”. (INA)