Lideri i PDK-së Memli Krasniqi tha se kryeministri Albin Kurti është i njëjti dhe nuk ka ndryshuar nga ai që ka qenë në opozitë.
“Normalisht që na krejt ato fyerje nuk mundemi me i hedh poshtë dhe me thënë hajt se s’ka lidhje, por në politikë interesimi i qytetarëve duhet me qenë më i madh se sa ndjenjat personale të njerëzve më përgjegjësi. Anash kësaj ne nuk mundemi me pas bashkëpunim me Kurtin sepse kemi dallime të mëdha në mënyrën qysh e shohim shtetin , në mënyrën qysh i shohim raportin me shtetin, raportin e shtetit me qytetarët, se si e shohim skenën politike, si e shohim epërsinë e kushtetutës ndaj ligjeve, pra kemi dallime të jashtëzakonshme politike ideologjike jo vetëm për të kaluarën por edhe për të ardhmen“, tha Krasniqi në emisionin “Click” në RTV21 .
“Pra do të ishte e pamundshme me pasë një program koherent politik”, tha Krasniqi.