Kurrë nuk e fiton luftën ai që vret fëmijë!

INA
INA

24/10/2023

Nga Kim Mehmeti

I mbështetur nga tërë bota e ‘civilizuar’, Izraeli vazhdon ‘mbrojtjen’ e vet duke bombarduar pa ndalë ‘burgun e hapur’ të të dënuarve me vdekje – Gazën, ku numri i të vrarëve ka arritur në 5791, nga të cilët – sipas zyrtarëve palestinezë – dy mijë janë fëmijë.

Edhe pse drejtuesve të Izraelit dhe të mbështetësve të tyre nuk u bënë përshtypje pyetja se me çka i rrezikon izraelitët pafajësia e fëmijëve palestinezë, duhet atyre dikush t’ua rikujtojë se kurrë nuk mund ta fitojë luftën dhe nuk mund të jetojë në paqe me vetveten ai që vret fëmijë!

Dhe kushdo që ia do të mirën popullit hebre duhet ta thotë zëshëm të vërtetën se nëse vazhdon të ‘mbrohet’ duke vrarë të pafajshëm, ai do ‘prodhojë’ vetëm armiq, me çka ka rrezik të vijë dita kur Izraeli do bëhet i pabanueshëm edhe për vetë hebrenjtë.

Pra ai që e do paqen, ai që ndjen dhembje kur sheh fëmijë të vrarë, duhet t’i përmbahet rregullit të njohur: kur fëmijët flenë, mos bë zhurmë që t’ua prishësh gjumin, por kur ata i vrasin, bërtit aq zëshëm sa të të dëgjojë edhe i pashpirti. (Kim Mehmeti)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

opinion

Paradokset shqiptare dhe jeta vazhdon

fatmir limani

Provokimi i luftës ndërshqiptare dhe ndëretnike!

KALOSH-CELIKU

Shkupi historik pa ditë feste

veton-latifi

Më 28 Nëntor

Ismail Qemajli

Letra e rrallë e Ismail Qemalit/ Porosia: “Të hapet dhe të lexohet pas 111 vjetësh…”

Mehmedali Jusufi

Njeriu viz a vi intelegjenca artificiale!

Muhamer Pajaziti

111 vite pavarësi, një Shqipëri që ndryshoi rrënjësisht

ilir ikonomi

Si lindi Shqipëria

KALOSH-CELIKU

Përpjekje për një luftë të re në Ballkan

INFO

NA NDIQ