Mentori i Massimiliano Allegrit, Giovanni Galeone mendon se ish-trajneri i Juventusit “nuk do të kthehet kurrë” në Allianz Stadium, por beson “më shumë” në një periudhë të dytë te Milani.
Allegri kohët e fundit është shfaqur si një nga kandidatët kryesorë për të zëvendësuar Sergio Conceiçao në Milan në sezonin 2024/2025.
Trajneri i lindur në Livorno ka qenë pa klub që nga maji i kaluar kur u shkarkua nga Juventusi.
Një grup tifozësh të Bianconerëve thirrën emrin e tij të dielën pas humbjes 4-0 kundër Atalantës, humbja më e madhe në shtëpi për Bianconerët që nga viti 1967.
Megjithatë, mentori i Allegrit, Galeone, përjashtoi një rikthim të mundshëm në Torino, por ndez pistën e Milanit.
“Allegri nuk do të kthehet kurrë në Juventus; Unë besoj më shumë në një rikthim në Milan, por me të vërtetë nuk mendoj se mund të ndodhë me Bianconerët”, dekalroi ai për Radio Kiss Kiss.
Galeone ishte trajner i Serie A në Napoli, Pescara, Perugia, Udinese dhe Ancona.