Kurti: 25 vite më parë, populli i Kosovës po përjetonte ditët e fundit të luftës dhe ditët e para të çlirimit

Picture of INA
INA

10/06/2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke marrë pjesë në konferencën shkencore për 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s dhe Çlirimit të Kosovës: ‘Një çerek shekulli shtetndërtim, sfida dhe arritje- qasje multidisiplinare”.

Kryeministri Kurti në fjalimin e tij u shpreh se para 25 vite më parë, populli i Kosovës po përjetonte ditët e fundit të luftës, transmeton Telegrafi.

“25 vite më parë në mes të muajit qershor 1999 populli i Kosovës po i përjetonte ditët e fundit të luftës, dhe ditët e para të çlirimit. Sikur sot, një çerek shekulli më parë, në 10 qershor 1999, NATO i dha fund fushatës së bombardimeve mbi ish-Jugosllavi pas 78 ditësh bombardimesh”, theksoi ai.

Kurti përmendi edhe miratimin e rezolutës 1244 në New York, rezolutë kjo që urdhëronte vendosjen e një force ushtare në Kosovë.

Kryeministri gjithashtu përmendi se nga lufta në Kosovë u vranë mijëra njerëz, u shkatërruan mijëra shtëpi si dhe shumë qytetarë u bënë refugjatë.

“Mbi 13 mijë të vrarë, mes tyre 1 mijë fëmijë. Kosova ishte mbushur me varre, e shumë kufoma ishin fshehur në varreza masive në Serbi”, pohoi ai.

Kryeministri theksoi se përgjatë këtyre 25 viteve janë bërë përkujtime për dëshmorë, por që tash është koha që për historinë dhe trashëgiminë e Kosovës të bëhen hulumtime shkencore.

“Tani që po bëhen 25 vite nga lufta është koha që diskutimet dhe hulumtimet tona të shkojnë në secilën herë të bëhen më shkencore”, pohoi ai.

25-vjetori i çlirimit të Kosovës do të shënohet me disa aktivitete.

TË FUNDIT

Mexhiti: Taravari s’ka vend në Qeveri nëse bashkëpunon me BDI-në

Sela në Click Plus foli për ASH-në dhe Taravarin, çfarë tha…?

Ishte misterioz deri më tani, Danja Koka shfaqet me të dashurin në festën pas Big Brother

Reagon Gjesti për herë të parë pas fitores së BBVA

Jahoski, pronari i “Pucko Petrol” ofron 2 milionë euro garanci për të dalë nga paraburgimi

Shtyhet sërish seanca konstituive, ky ishte propozimi i Glauk Konjufcës

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË