Kurti: 3 milionë euro për Luginën e Preshevës gjatë 2024

Picture of ina-online
ina-online

04/11/2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë një qeveri që kujdeset për ta, pikërisht atëherë kur shteti serb i injoron e i diskriminon qëllimshëm. Kurti ka thënë se Qeveria e tij ka dhënë mbi dy milionë euro mbështetje financiare për Luginën e Preshevës, pa llogaritur mbështetjen prej gjysmë milion euro në përballjen me pandeminë Covid-19.

Kurti ka thënë se për 2024, Qeveria ka paraparë tre milionë euro për Luginën e Preshevës.

“Për herë të parë që prej pavarësisë së Republikës sonë, Presheva, Medvegja dhe Bujanoci kanë një linjë të veçantë dhe të rregullt buxhetore në Buxhetin Vjetor të Kosovës. Deri më tani gjatë qeverisjes sonë kemi ndarë mbi dy milionë euro mbështetje financiare për Luginën e Preshevës, pa llogaritur mbështetjen prej gjysmë milioni euro në përballjen e tre komunave me shumicë shqiptare me pandeminë Covid-19, gjatë qeverisë sonë të parë në vitin 2020. E kur vërshimet e vitit 2021 goditën Komunën e Preshevës, ndamë 100 mijë euro mbështetje për tejkalim dhe rikuperim të dëmeve”- ka thënë ai.

Kurti ka thënë se janë siguruar tekstet mësimore në gjuhën shqipe për katër mijë nxënës të shkollës fillore dhe 950 parashkollorë, bursa studimi për 107 studentë shqiptarë.

“Për ata studentë që studiojnë në Kosovë, i lehtësuam procedurat administrative duke ulur pragun e dëshmisë për qarkullim financiar nga 2500 euro në vetëm 500 euro. Ndërkaq me rregulloren e re të Ministrisë së Drejtësisë për Procedurën e Përcaktimit dhe Verifikimit të Reciprocitetit, shqiptarëve të Luginës së Preshevës do t’i mundësohet realizimi i të drejtave të pronësisë mbi pronat e paluajtshme në Kosovë”- ka thënë kryeministri Kurti.

Vitin e kaluar, ka vazhduar ai, është nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Shqiptar me qëllim përkrahjen financiare për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve, ruajtjen, kultivimin e gjuhës, artit, kulturës e identitetit shqiptar.Sipas Kurtit, përmes këtij bashkëpunimi deri më tani janë mbështetur 75 projekte e nisma të ndryshme. Sipas tij, çështja e shqiptarëve në Serbi, diskriminimi shtetëror, shkelja e të drejtave të pakicave kombëtare dhe pasivizimi i adresave, për herë të parë u ngritën si temë diskutimi në Senatin amerikan. Kurti ka thënë se edhe vizita e delegacionit të përfaqësuesve shqiptarë të Luginës SHBA dhe takime me senatorë në mars, u mbështet me fonde të ndara nga Qeveria e Kosovës, në muajin shkurt. Financiarisht, thotë ai, Qeveria e Kosovës ka mbështetur edhe fushatën avokuese të përfaqësuesve shqiptarë në Parlamentin Europian, në qershor të këtij viti. “E mbështetja financiare vitin e ardhshëm përveçse do të vazhdojë, ajo do jetë më e madhe për 50%. Në buxhetin e vitit 2024 kemi paraparë tre milionë euro për Luginën e Preshevës, një milion më shumë sesa sivjet”- ka thënë Kurti.

TË FUNDIT
3 orë
Protestë në Shkup për ish-ushtarin e UÇK-së, Blerim Ramadanin
3 orë
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua
4 orë
Zelensky uron Trumpin për nominimin, pajtohen për “takim personal”
13 orë
Musliu: Fatoni i braktisur nga shteti i vet, krejtësisht i vetmuar u vra nga serbët
16 orë
Blogerja e famshme serbe arrestohet me dyshimin se ka ndihmuar në arratisjen e Faton Hajrizit (FOTO)

ME TE LEXUARA

16 orë
Blogerja e famshme serbe arrestohet me dyshimin se ka ndihmuar në arratisjen e Faton Hajrizit (FOTO)
1 ditë
Gruaja e Blerim Ramadanit flet për arrestimin e tij: Ja si ndodhi arrestimi nga policia e Maqedonisë së Veriut
13 orë
Musliu: Fatoni i braktisur nga shteti i vet, krejtësisht i vetmuar u vra nga serbët
23 orë
Nuk po ruan kush më lopë e dele në Maqedoninë e Veriut
4 orë
Zelensky uron Trumpin për nominimin, pajtohen për “takim personal”

LEXO MË SHUMË

arrest ushtar blerim ramadani

Protestë në Shkup për ish-ushtarin e UÇK-së, Blerim Ramadanin

faton hajrizi

Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua

zelenski trump

Zelensky uron Trumpin për nominimin, pajtohen për “takim personal”

ganimete musliu

Musliu: Fatoni i braktisur nga shteti i vet, krejtësisht i vetmuar u vra nga serbët

fatoni blogerja

Blogerja e famshme serbe arrestohet me dyshimin se ka ndihmuar në arratisjen e Faton Hajrizit (FOTO)

agim krasniqi grupi kondoves

Agim Krasniqi dhe Sehat Ramadani ekstradohen nga Kosova në Maqedoninë e Veriut

DASH departamenti amerikan

Klima e biznesit, DASH kritikon korrupsionin në Maqedoninë e Veriut

aksident serbi

MPJ jep detaje për shtetasen e Maqedonisë që humbi jetën në Serbi

faton hajrizi

VIDEO/ “Oh zot”- Gruaja e Faton Hajrizit me një reagim prekës për vrasjen e tij

INFO

NA NDIQ