Kurti: Ajo që ndodhi në Mitrovicë duhet të hetohet

Picture of INA
INA

13/10/2025

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një konferencë për media pas zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, ka deklaruar se rezultatet janë dëshmi se Vetëvendosje është ngritur si forca kryesore politike në nivel lokal në Kosovë njofton INA.

Kurti falënderoi qytetarët për mbështetjen dhe njoftoi se nga sot subjektit do t’i përvishen punës për raundin e balotazhit.

“Synimi ynë është i qartë – që kandidatët tanë të fitojnë edhe në këto komuna, që të kthehet ose të vazhdojë qeverisja e mirë të cilën qytetarët e meritojnë dhe që komunat tona të ecin përpara,” deklaroi Kurti.

Akuzon për manipulim të Exit Poll-eve në Mitrovicë

Sa i përket rezultateve të Exit Poll-eve të publikuara mbrëmë për Mitrovicën, Kurti kërkoi hetim të plotë, duke theksuar se “nuk bëhet fjalë për huqje, por për një inxhinieri të paramenduar për ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor.”

“Exit Pollet e prezantuara gabimisht me 16 pikë përqindje dallim nga disa organizata për të njëjtën komunë, dhe publikimi i lajmeve të rreme për fituesin ende pa u mbyllur vendvotimet, përbëjnë cenim të demokracisë, zgjedhjeve të lira dhe integritetit të shtetit,” theksoi Kurti, duke kërkuar nga organet e drejtësisë të merren me këtë rast.

Vetëvendosje në 3 komuna fituese, në 12 të tjera në balotazh

Sipas rezultateve të deritanishme, Vetëvendosje ka fituar tre komuna pa balotazh:

Kamenicë

Podujevë

Shtime

Ndërsa në 12 komuna të tjera subjekti i Kurtit shkon në balotazh, përfshirë:
Gjakovë (kundër AAK), Gjilan (kundër LDK), Fushë Kosovë (kundër LDK), Mitrovicë (kundër PDK), Kaçanik (kundër PDK), Obiliq (kundër LDK), Rahovec (kundër AAK), Pejë (kundër LDK), Prishtinë (kundër LDK), Prizren (kundër PDK), Viti (kundër LDK) dhe Vushtrri (kundër PDK).

Kurti u shpreh i bindur se Vetëvendosje do të dalë fituese në shumicën e këtyre komunave, duke e konsideruar këtë proces si provë të pjekurisë demokratike të qytetarëve të Kosovës.(INA)

TË FUNDIT

“Faton Peci shpërthen pas fyerjeve në ‘Debat Plus’: Kallëzim penal ndaj Ekrem Llukës, Lirim Mehmetajt dhe Ermal Pandurit

Dorëheqje, me kordinim a pa kordinim!

A po kërkon Arben Gashi dorëheqjen e Abdixhikut, çka po paralajmëron ai?

Sevdail Demiri dhe Resul Shabani shpallen fitues të çmimit shtetëror ”22 Nëntori”

Përfundon numërimi pas verifikimit të votave në Mitrovicë, ky është fituesi

Ja kush pritet ta jetë pasuesi i Memli Krasniqit si kryetar i PDK-së (FOTO)

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË