Kurti: Besoj thellësisht në miqësinë e përhershme të ShBA’së dhe BE’së, por qasja ndaj Kosovës dhe Serbisë s’mund të jetë e njëjtë

INA
INA

02/06/2023

“Qeveria ime beson thellësisht në miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtetet e Bashkimit Evropian e më gjerë. Ne jemi thellësisht transatlantik. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian bashkë me njëra tjetrën dhe bashkë me neve. Por, qasja ndaj Kosovës dhe Serbisë nuk mund të jetë e njejtë. Serbia është vend autokratik, Serbia nuk është vend demokratik. Në Serbi shtypen liritë dhe të drejtat e njeriut, shtypet opozita dhe Rusia e ka qëndrën e saj rajonale”, ka deklaruar Kurti.

Kurti ka thënë se e kemi dëshmuar se “jemi partner të denjë” të miqve ndërkombëtarë me avancimin demokratik e ekonomik të Kosovës.

“Ne e kemi dëshmuar se jemi partner të denjë të miqve tanë ndërkombëtarë, me avancimin tonë demokratik e ekonomik të Kosovës. Ajo që i bën bashkë partnerët tanë ndërkombëtarë janë vlerat e përbashkëta dhe besimi se këto janë universale që duhet të mbrohen me çdo kusht. Qëllimet, vizionet, vlerat e interest i kemi të përbashkëta”, ka thënë Kurti.

Ndryshe, tensionet në veri janë rritur nga 26 maji, kur Policia e Kosovës asistoi kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe – Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq – të hyjnë në objektet komunale, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.
Kryeministri Albin Kurti sot është duke raportuar në Kuvend për ngjarjet në veri të vendit.

Ai tha se protestat atje nuk po vijë nga vullneti i popullit serb, por nga Beogradi zyrtar. “Nuk mund t’i mbyll sytë kur grupe kriminale të llojit fashist paramilitar kërcënojnë rendin kushtetues e ligjor të Republikës. Ne jemi të vetëdijshëm që jo të gjithë janë pjesë e grupeve të tilla, por fatkeqësisht shumë qytetarë serbë për shkak të presionit e kërcënimit nga Beogradi zyrtar janë të detyruar të shërbejnë si mburojë njerëzore për sulme të grupe të tilla kriminale. Dhe aty janë tri kategori: e para – kriminelët e mbrojtjes civile – këta janë pjesa ekstremiste, shoviniste, nacionaliste që e admiron Millosheviqin e Putinin dhe merr pjesë në protesta të dhunshme. E dyta: Nga administrata publike, që po nuk dolën në protesta humbin pagën se vendin e punës nuk e di a e kanë.E treta: Janë kompanitë e Radojiçiqave dhe Veselenoviqave që iu japin pushim punëtorëve me kusht që të shkojnë në protestë të dhunshme. Ua kushtëzojnë vendin e punës me protestë të dhunshme dhe kur shkojnë në protestë të dhunshme ia shkruajnë ditë pushimi”.
Protestat vijnë prej poshtë, këto janë protesta prej lart. Këto s’janë protesta. S’është vullnet i popullit, por direktivë e Beogradit. Më vjen keq për ata që detyrohen, sepse janë ma të pa lirë. Atij i mungon më së shumti liria, por jo për shkak të Prishtinës, por të Beogradit”.
Ai tha se një pjesë e mirë e bandave kriminale u kthyen të organizuar për ta eskaluar situatën.
“Kemi pamje të mjaftueshme që eskalimi ishte i planifikuar, i mirorganizuar dhe kishte autor – Beogradin zyrtar”.
Kurti tha se zgjedhjet duhet të mbaheshin meqë një herë u shtynë dhe “sërish s’mund të shtyheshin.
“U bëra thirrje serbëve të marrin pjesë në zgjedhje. [Emisari amerikan] Escobar deklaroi se SHBA do t’i njohin rezultatet. Qeveria e Kosovës e ka obligim kushtetues”.

Ai tha se policia ishte e nevojshme kur kryetarët e komunave do t’ia nisnin punën në objektet komunale.

“Kam vlerësuar drejt dhe në ditët në vijim u dëshmua që kam vlerësuar drejt. Përndryshe, mos të ishte ashtu do të kishim kryetarë të komunave që do të goditeshin nga ato banda. Të shumtë janë ata që praninë e forcave të policisë e kanë quajtur si hyrje me forcë në ndërtesë. Nuk hyn policia me forcë në ndërtesë të vet, as kryetari i komunës. Është zyra e tij. S’ka pasë asnjë arsye që të hyhet me forcë, përveç atyre që e shohin fotografinë në sekondën kur hyn kryetari”.
Kurti tha se ndërtesa ishte e zbrazët kur kanë hyrë kryetarët e komunave.
“Lista Serbe i ka braktisur institucionet në veri dhe Parlamentin këtu, përveë kur duhet me ardhë këtu për t’u nënshkruar për me marrë pagën. Kur kanë hyrë kryetarët e komunave kanë qenë të zbrazëta, por të blinduara. Ata e dinë që ndërtesat nuk janë të tyre, por të Republikës. Ata s’po i duan ndërtesat, ata po duan që edhe ne të mos i duam. Kam pasë hall që kur vjen puna me hy kryetari çka do të bëjnë serbët që janë në ndërtesë. Strukturat paralele nuk i duan as ndërtesat zyrtare. Kemi nevojë për korridor për qasje. Duam të punojmë dhe të funksionojmë. Policia e Kosovës këtë aset e merr nën kontroll. Një aset të braktisur prej atyre që shtiren se zgjedhjet ishin ilegale apo jolegjitime”.
Kurti tha se duhej të mbështeteshin kryetarët e rinj të punojnë në vende të tyre të punës.
Ai gjithashtu tha se ka pasë jo vetëm konsultim, por edhe bashkërendim me partnerët ndërkombëtarë.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kovacevski

Kovaçevski i bindur se përsëri do të jetë kryeministër

Talat Xhaferi3

BDI do ta propozojë Talat Xhaferin për kryeministër

MUHAMERI

Zgjedhjet po afrohen, politikanët shfaqen me thesin e babadimrit

kurti vucic

Plani 6 miliardësh i BE-së, Kosova dhe Serbia përfitojnë vetëm nëse zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit e Asociacionin

Dimitar Kovacevski

Kovaçevski: Në gjurmët e Shën Kliment Ohrit, gjuha maqedonase është bërë realitet në Evropë dhe në botë

rusko

Ruskovska: Hetimi fillimisht duhet të vërtetojë qëllimin për vrasjen e Pançes dhe Vanjës

S-600x360

Në samiti BE – Ballkani Perëndimor, Kosovës e Serbisë do t’i bëhet thirrje për normalizim

bagdat

Ambasada amerikane në Bagdad sulmohet me raketa

pendarovski-nato

Pendarovski: Shën Klimenti le të jetë mësim për shoqërinë tonë

INFO

NA NDIQ