Kurti: Buxheti për vitin 2026 mbi 4 miliardë euro, paga e 13-të për sektorin publik

Picture of Ina Online
Ina Online

31/10/2025

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka prezantuar sot projektligjin për ndarjen buxhetore për vitin fiskal 2026, i cili kap vlerën prej 4 miliardë eurosh dhe përfshin një sërë risish, përfshirë pagën e 13-të për punonjësit e sektorit publik.

Në mbledhjen e qeverisë, Kurti theksoi se një e katërta e buxhetit, rreth 1 miliard euro, do të destinohet për investime kapitale, ndërsa për herë të parë do të zbatohet edhe pagesa shtesë për punonjësit që kanë kontribuar për të paktën 12 muaj brenda vitit.

Ai shtoi se buxheti për vitin 2026 parashikon gjithashtu rritje të pensioneve, shtesave për fëmijë dhe lehona, si dhe masa mbështetëse për të rinjtë dhe gratë që angazhohen në tregun e punës.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është zbatimi i pagës bazë me 0.5% për çdo vit përvojë pune, në krahasim me normën e mëparshme prej 0.25% për 15 vitet e para. Kjo, sipas kryeministrit, përkthehet në një rritje të ndjeshme të pagës për secilin punonjës publik, në varësi të viteve të shërbimit.

“Ashtu siç e parasheh ligji për financave publike Brenda afati ligjor sot po miratojmë projektligjin për ndarje buxhetore për vitin fiskal 2026. Sikurse çdo vit ehe ky buxhet do të ketë shumë risi. Kam kënaqësinë të ju njoftojë se është buxhet me vlerë prej 4 miliardë euro. Ku një e katërta apo rreth 1 miliardë euro janë buxhetuar për investime kapitale. Një risi do të jetë edhe dhënia e pagës së 13 për të gjithë punonjësit e sektorit publik. Pra, kushdo që punon së paku 12 muaj, në Qeverinë tonë ë fund të vitit do të mund ta përfitojë edhe pagën e 13-të.

Gjithashtu është i përfshirë edhe zbatimi i pagës bazë me 0.5 për qind për cdo vit përvojë pune. Prej dallim prej asaj që kemi pasë më herët, ku për 15 vitet e para zbatohej rritja vetëm 0.25 për qind për çdo vit përvojë pune. Kjo përkthehet në rritje shtesë për pagën e secilit që punon në sektorin publik, varësisht nga vitet e përvojës së punës. Ky buxhet për vitin e 2026, përfshinë edhe rritjen e pensioneve, shtesave për fëmijë, lehona, pagesave për të rinjtë dhe gratë që angazhohen nga super puna”, ka thënë Kurti.

TË FUNDIT

Gruaja me mbulesë ishte bërë gati për të hyrë në Big Brother VIP Kosova 4, por e anuloi në minutat e fundit

Ambasada e SHBA-së në RMV: Lotaria e vizave DV-2027 ende nuk është hapur, kujdes nga mashtrimet

Taravari takon ambasadorin francez Le Rigoleur

14 mijë euro i ka vetëm dhëmbët, kjo është banorja e BBVK që njihet për jetën luksoze

Big Brother VIP Kosova 4 hap dyert, këto janë banorët e parë

Sela: Mund të jem pjesë e Qeverisë, por kam tre kushte!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË