Kurti dhe Rama priten për darkën zyrtare nga presidenti Macron në Pallatin Elize (FOTO/VIDEO)

Picture of Ina Online
Ina Online

30/10/2025

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte mysafir i Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, në darkën solemne të mbajtur në Pallatin presidencial Élysée në Paris.

Gjatë qëndrimit në Paris, Kurti pritet të marrë pjesë në sesionet e forumit dhe të zhvillojë takime bilaterale me liderë e përfaqësues të vendeve pjesëmarrëse.

Edhe kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga mbërritja e tij në rezidencën presidenciale, pallatin Elysee, për darkën me Presidentin francez Emmanuel Macron.

Nga videoja e postuar në Facebook nga kryeministri, ai shfaqet i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama dhe pritet me përqafime në hyrje të pallatit Elysee nga çifti presidencial i Francës, Emmanuel dhe Brigitte Macron.

Kjo darkë u organizua në kuadër të edicionit të 10-të të Forumit të Paqes, që tradicionalisht mbledh liderë shtetesh, personalitete ndërkombëtare dhe përfaqësues të organizatave globale për të diskutuar mbi paqen, sigurinë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Ngjarja në Pallatin Élysée shënon hapjen zyrtare të Forumit, i cili synon të forcojë dialogun dhe bashkëpunimin mes vendeve përballë sfidave globale.(INA)

TË FUNDIT

Taravari takon ambasadorin francez Le Rigoleur

14 mijë euro i ka vetëm dhëmbët, kjo është banorja e BBVK që njihet për jetën luksoze

Big Brother VIP Kosova 4 hap dyert, këto janë banorët e parë

Sela: Mund të jem pjesë e Qeverisë, por kam tre kushte!

Bedri Hamza thotë se s’ka vija të kuqe për VV’në

Sela sinjalizoi se është larguar nga AKI: Koalicionin e deridjeshëm e lëmë të lirë, ASH do të merret me vetveten

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË