Kurti dhe Vuçiq takohen më 2 maj në Bruksel

Iliria News Agency
Iliria News Agency

14/04/2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb Vuçiq, pritet të takohen më 2 maj.

Takimi i radhës i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pritet të zhvillohet në Bruksel.

Ky takim ishte diskutuar se do të zhvillohet më 22 prill, mirëpo ky takim do të zhvillohet më 2 maj 2023.

Takimi i fundit i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ishte ai i Ohrit.

Gjatë këtij takimi u publikua edhe një Aneks i Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilin palët ishin dakorduar, por nuk kishin nënshkruar.

Në aneksin e publikuar më 18 mars thuhet se palët kanë rënë dakord të miratojnë si çështje urgjente Deklaratën për personat e Zhdukur, po ashtu Kosova do të fillojë menjëherë negociatat brenda dialogut për të krijuar aranzhime dhe garanci specifike për të siguruar nivel të përshtatshëm të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, në përputhje me marrëveshjet e mëparshme përkatëse në dialog, siç përcaktohet nga BE-ja lehtësuese.

Kujtojmë se edhe më 27 shkurt, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë zhvilluar takim të nivelit të lartë në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Krejt çfarë është thënë në agjendën e 27 shkurtit, është se fokusi i takimi ka qenë mbi propozimin e Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./BS

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kshz-2-800x445

Nga e premtja fillon afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët presidencialë dhe deputetë

anketa partite

Anketa e IPIS: Ja kush fiton zgjedhjet në Maqedoni dhe nga sa deputetë? (TABELA)

protesta tirane opozita pd

Protesta e opozitës në Tiranë, përleshje me policinë, Berisha fjalim nga arresti shtëpiak, Rama në Turqi

ASH Sela Taravari

Si të dëshmohet se cila është ASH-ja legale? Shehu tregon se kush mund ta marrë vërtetimin nga Gjykata

spb-tetove

Qeveria s’jep pëlqim për shefin e SPB-së në Tetovë

Ilir-Kulla

“Gjërat po ndryshojnë”, a mund të njihet Kosova nga dy shtetet që luftojnë për Nagorno-Karabakhun, sipas Ilir Kullës

administrata-600x360-1

Kush e keqpërdori balanserin, që maqedonasit me të madhe po punësohen si shqiptarë?!

flamuri zvecan

Flamuri serb largohet edhe nga Kalaja e Zveçanit

Spitali-i-Strugs-600x360-1

Sulmohet mjeku dhe 3 infermiere në spitalin e Strugës

INFO

NA NDIQ