Kurti: Duhet trysni shtesë mbi Beogradin

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

10/01/2023

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot ka thënë se për arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë duhet një trysni shtesë mbi Beogradin zyrtar, i cili siç ka thënë ai, e ka goditur politikën e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian duke bërë marrëveshje me Rusinë.

Shefi i ekzekutivit ka thënë se marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të normalizohen me një marrëveshje ligjërisht të obligueshme, e cila ka njohjen reciproke në qendër.

Kurti: Duhet trysni shtesë mbi Beogradin

“Marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të normalizohen me një marrëveshje ndëkombëtarisht dhe ligjërisht të obligueshme e cila e ka njohjen reciproke në qendër dhe për këtë insistojmë edhe ne edhe aleatët dhe partnerët tanë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ju e dini që njohjen reciproke e ka kërkuar edhe kancelari gjerman Olaf Scholz dhe këtë e ka bërë edhe në Beograd por edhe e ka afirmuar në Prishtinë, unë jam optimist por ajo çfarë duhet të ndodh për këtë marrëveshje është trysni shtesë mbi Beogradin i cili duke bërë marrëveshje me Federatën Ruse për bashkërendim të politikës së jashtme e goditi në mënyrë të paskrupull politikën e jashtme dhe sigurisë të Bashkimit Evropian që kërkon sinkronizim, harmonizim të të gjitha vendeve anëtare dhe të atyre të cilët aspirojnë që të bëhen anëtarë në Bashkimin Evropian, natyrisht Kosova është e tillë”, ka thënë Kurti.

Ai gjithashtu ka thënë se presidenti i Serbisë ka bërë shkelje të marrëveshjes së 19 prillit të vitit 2013 kur u ka dërguar letra pesë shteteve mos njohëse duke u kërkuar që të refuzojnë aplikimin e Kosovës për Bashkim Evropian.

Kurti: Vuçiq ka bërë shkelje të pikës 14 të marrëveshjes më të dashur të tij, të 19 prillit të vitit 2013

“Pesë ditë para dorëzimit të aplikacionit tonë saktësisht me datën 10 dhjetor, presidenti i Serbisë që dikur ka qenë ministër i informacionit të Millosheviqit deklaroi publikisht se po u dërgon letra pesë shteteve mosnjohëse të pavarësisë së Kosovës që të refuzojnë aplikimin për interesim të Republikës së Kosovës. Mos e harroni që me këtë rast ai ka bërë shkelje të pikës së 14 të marrëveshjes më të dashur të tij, të 19 prillit të vitit 2013 gjashtë pikat e para tq së cilës i referohen Asociacionit”, ka thënë ai.

Pas takimit me kryetarë e komunave të Kosovës, Kurti ka folur është për rastin e plagosjes së dy personave të komunitetit serb në Shtërpcë.

Ai ka thënë se të gjithë pa dallim duhet të presin vlerësimet e sistemit të drejtësisë.

Kurti: Të gjithë pa dallim duhet të presim vlerësimet e sistemit të drejtësisë për rasti në Shtërpcë

“Si kryeministër i Republikës së Kosovës, menjëherë dhe pa ekuivoke e kam dënuar ashpër dhe rastin edhe aktin, por tash i pandehuri ndodhet në paraburgim dhe procesi i drejtësisë duhet të jetë i paanshëm, i pavarur dhe profesional në mënyrë që gjithçka të shkojë sa më mirë e sa më shpejtë. Drejtësia nuk është akt, drejtësia është proces dhe ne duhet të ja japim shansin asaj. Ishim me shumë fat që nuk ka pasur të vdekur atë ditë, pra në këtë fatkeqësi kishim fat dhe tash duhet ta lëmë sistemi e drejtësisë që të ndriçojë thellë këtë rast dhe ta bëjë vlerësimin e drejtë sepse Republika e Kosovës është vendi i cili është kampion në Ballkanin Perëndimor sa i përket sundimit të ligjit dhe vendin e dytë në botë sa i përket përmirësimit në sundim të ligjit. Besoj që të gjithë ne pa dallim do të duhej të presim vlerësimet e sistemit të drejtësisë”, ka thënë kryeministri Kurti.

TË FUNDIT
31 minuta
Lajçaku thotë se është i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel
35 minuta
Kroacia sot e nis për në Kosovë kontigjentin e 41-të të ushtarëve në kuadër të KFOR-it
16 orë
Marrëveshja mes Kosovës dhe ShBA-së, Hovenier: Ky është një hap i rëndësishëm
16 orë
Kurti: SHBA - aleate, mike e partnere historike (VIDEO)
21 orë
Osmani: Rusia përmes satelitit të saj Serbisë paraqet rrezik aktiv për de-stabilizim të rajonit

ME TE LEXUARA

35 minuta
Kroacia sot e nis për në Kosovë kontigjentin e 41-të të ushtarëve në kuadër të KFOR-it
31 minuta
Lajçaku thotë se është i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel
21 orë
Eksperti amerikan zbulon pse Kurti nuk e bëri lëshimin e madh me Asociacionin: Ja çka do të ndodhë nëse i fiton zgjedhjet e reja
21 orë
Ngritet alarmi: Grupet ekstreme serbe në pritje për sulme në veri
21 orë
Allen: Asociacioni, hap thelbësor në rrugëtimin euro-atlantik të Kosovës
21 orë
Osmani: Rusia përmes satelitit të saj Serbisë paraqet rrezik aktiv për de-stabilizim të rajonit
16 orë
Kurti: SHBA - aleate, mike e partnere historike (VIDEO)

LEXO MË SHUMË

Lajcak

Lajçaku thotë se është i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel

KFOR KS

Kroacia sot e nis për në Kosovë kontigjentin e 41-të të ushtarëve në kuadër të KFOR-it

Hovenier

Marrëveshja mes Kosovës dhe ShBA-së, Hovenier: Ky është një hap i rëndësishëm

kurti liz allen alen

Kurti: SHBA – aleate, mike e partnere historike (VIDEO)

vjosa Osmani

Osmani: Rusia përmes satelitit të saj Serbisë paraqet rrezik aktiv për de-stabilizim të rajonit

Elizabet Alen Liz Allen

Allen: Asociacioni, hap thelbësor në rrugëtimin euro-atlantik të Kosovës

veriu policia manastir

Ngritet alarmi: Grupet ekstreme serbe në pritje për sulme në veri

david kanin

Eksperti amerikan zbulon pse Kurti nuk e bëri lëshimin e madh me Asociacionin: Ja çka do të ndodhë nëse i fiton zgjedhjet e reja

albin kurti taravari vlen

Krerët e VLEN-it sot takohen me Albin Kurtin në Prishtinë

INFO

NA NDIQ