Kurti e liron nga detyra zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari

Picture of INA
INA

28/10/2025

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka liruar të martën nga detyra zëvendësministrin në detyrë të Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari.

Zyra e Kurtit nuk dha asnjë arsye për lirimin e Ulgarit nga detyra në njoftimin e shkurtër për media.

Ulgari vjen nga Unioni Socialdemokrat, parti nga radhët e komunitetit boshnjak.

Ai ishte emëruar në këtë detyrë në shkurt të vitit 2024, duke e pasuar Almir Velijitin nga e njëjta parti, i cili kishte dhënë dorëheqje po atë muaj.

Derisa nuk është e qartë pse Ulgari u shkarkua, pak pas njoftimit, kryetarja e Unionit Socialdemokrat, Duda Bale, shkroi në Facebook këtë mesazh: “Hakmarrja nuk ka nisur, veç ka vazhduar!”

Ajo nuk iu referuar drejtpërdrejt këtij vendimi.

Bale nuk e kishte mbështetur partinë e Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje, në emërimin e kryetarit të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, pasi kishte disa kërkesa.

Një prej kushteve kryesore, sipas Bales, ishte formimi i komunës së Zhupës me shumicë boshnjake.

TË FUNDIT

Ambasada e SHBA-së në RMV: Lotaria e vizave DV-2027 ende nuk është hapur, kujdes nga mashtrimet

Taravari takon ambasadorin francez Le Rigoleur

14 mijë euro i ka vetëm dhëmbët, kjo është banorja e BBVK që njihet për jetën luksoze

Big Brother VIP Kosova 4 hap dyert, këto janë banorët e parë

Sela: Mund të jem pjesë e Qeverisë, por kam tre kushte!

Bedri Hamza thotë se s’ka vija të kuqe për VV’në

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË