Kurti e shkarkon Avdullah Hotin

0

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë vendim për lirimin nga posti i zëvendëskryeministrit të parë në detyrë, z. Avdullah Hoti.

Këtë vendim e ka marrë të mërkuren pas mesnate, jo shumë kohë pas miratimit të mocionit të mosbesimit, që e rrëzoi Qeverinë e tij. “Z. Avdullah Hoti, lirohet nga posti i Zëvendëskryeministrit të Parë në detyrë”, shkruan në vendimin e shpërndarë për medie, teksa bëhet e ditur se ai hyn në fuqi pas nënshkrimit nga Kryeministri.

Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin u rrëzua sot nga një mocion i mosbesimit i iniciuar nga partneri qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës. Mocioni u votua me 82 vota për, 32 kundër, dhe 1 abstenim.117 deputetë ishin të pranishëm në sallë.